ZYRIH, Zvicër - Në Kongresin Virtual të FIFA-s, zhvilluar këtë të mërkurë, u votua që Kupa e Botës 2034 zyrtarisht të organizohet në Arabinë Saudite. Veç saj, Botërori 2030 do mbahet në tre vende, Spanjë, Portugali dhe Marok; ndërsa tre ndeshjet e para do zhvillohen në Montevideo (Uruguai), Buenos Aires (Argjenrinë) dhe Asunciun (Paraguai).
Kupa e Botës 2030
FIFA dhe anëtarët e saj votuan që Botërori 2030 të mbahet në Spanjë, Portugali dhe Marok, ndërsa tre ndeshjet hapëse do luhen në tre vendet e Amerikës Latine. Për shkak se 2030 është vit jubilar, kjo për faktin se 100 vite më parë mbahej Botërori i parë në Uruguaj, do jenë Montevideo (Uruguai), Buenos Aires (Argjenrinë) dhe Asunciun (Paraguai) që do presin tre ndeshjet hapëse. Kjo do jetë hera e parë që Kupa e Botës zhvillohet në tre Kontinente të ndryshme.
Kupa e Botës 2034
Arabia Saudite ishte kandidati i vetëm për zhvillimin e këtij turneu dhe tanimë u zyrtarizua se Kupa e Botës 2034 do zhvillohet në këtë shtet. Pas 'Katar 2022', ky është Botërori i dytë që zhvillohet në vendet e Gjirit.
Arabia Saudite tashmë pret disa ngjarje të profilit të lartë, duke përfshirë një Grand Prix të Formula 1, garat e boksit për peshat e rënda, garën e golfit rival LIV të financuar nga fondi i pasurisë sovrane të Saudisë dhe tenisin e Finaleve të UTA.
Kupa e Botës 2034 të zhvillohet në pesë qytete dhe në 15 stadiume, një pjesë prej të cilëve do ndërtohen nga themelet.
Pritet që të ketë protesta në lidhje me organizimin e këtij eventi në Arabinë Saudite, pasi shumë grupe që mbrojnë të Drejtat e Njeriut kanë dalë kundër.
Stadiumi i propozuar i 'Mbretit Salman' në Riad, Arabi Saudite, një nga vendet e planifikuara që mund të presë ceremoninë e hapjes si dhe finalen
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
50.7%
-
Jo
43.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 3547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Mafia shqiptare kontrollon kartelin ballkanik të kokainës, Gjykata lë në burg 7 shqiptarët, trafikuan me avionë dhe skafe 1,1 tonë drogë (FOTOT)
20 Janar, 15:43
-
Florentino Perez rizgjidhet president i Real Madrid
19 Janar, 21:08
-
Spanjë/ Detajet e operacionit ‘Barona’, si u godit karteli i 7 shqiptarëve! U kapën 1,1 tonë kokainë, trafikantët fjetën tre javë në gomone në mes të detit (VIDEO)
19 Janar, 21:00
-
Incident në Spanjë, bie teleferiku në Astún, 30 të plagosur, 17 në gjendje të rëndë
18 Janar, 15:18
-
Kumbaro: Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid, mes 152 shteteve
18 Janar, 14:05
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati
11 Janar, 22:59
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36