Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor

Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor

Anthony Taylor

Finalja e madhe e “Final 4” në Superligën shqiptare të futbollit do të gjykohet nga një arbitër i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën Europiane si Anthony Taylor.

FSHF bën me dije se është arritur akordi, që finalja e madhe e “Final 4” ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion i këtij sezonin në kampionatin “Superiore” do të drejtohet nga gjyqtar anglez, Anthony Taylor.

Gjithashtu FSHF bën me dije se edhe ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.

Arbitri 45-vjeçar i cili mban prej kohësh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur në botën e futbollit pasi drejton takime të nivelit të lartë në Premier League, UEFA Champions League, UEFA Europa League etj.

Anthony Taylor ka gjykuar edhe disa finale të rëndësishme, ku vlen të përmendet finalja e vitit të kaluar në UEFA Europa League, Sevilla – Roma. Pas ndeshjes ai u sulmua nga tifozët e Romës në aeroport, me pretendimin se nuk gjykoi drejt në humbjen e italianëve.

Ai ka gjykuar edhe ndeshjen finale të FIFA Club World Cup në sezonin 2022/2023, Real Madrid – Al-Hilal, takimin final të UEFA Nations League të sezonit 2020/2021, Spanjë – Francë, sfidën finale të UEFA Super Cup  2020/2021, Bayern Munich – Sevilla etj.

Gjyqtari anglez së fundmi drejtoi edhe takimin e parë gjysmëfinal në UEFA Champions League, Borussia Dortmund 1–0 PSG (dje). 

Finalja e madhe për të mësuar skuadrën kampione në Superligë do jetë në datën 26 maj në "Air Albania" në Tiranë duke nisur nga ora 19:00.

SI FUNKSIONON “FINAL 4”

Ekipet pjesëmarrëse
4 vendet e para të Superligës në përfundim të kampionatit të rregullt.

Shorti
Ekipet ndahen në dy vazo, vazo 1 (vendi i parë dhe i dytë), vazo 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.

Gjysmëfinalet
Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.

Finalet
Ekipet e kualifikuara nga gjysmefinalet luajnë për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse për vendin e tretë.

ÇFARË PËRFITOJNË KLUBET SPORTIVISHT

Vendi i parë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Champions League

Vendi i dytë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League

Vendi i tretë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League

Vendi i katërt në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League nëse Kupa e Shqipërisë fitohet nga një prej tre ekipeve të para në Final 4

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 17 maj, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër në po të njëjtën orë më 19 maj.

Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00. Sa i takon shortit të “Final 4”, ai do të zhvillohet në përfundim të sezonit të rregullt të kampionatit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën