Zyrtare, Interi shkarkon trajnerin
Pioli. Vetëm dy pikë në shtatë javë

Zyrtare, Interi shkarkon trajnerin<br />Pioli. Vetëm dy pikë në shtatë javë
Interi dhe Stefano Pioli do të ndaheshin në fund të sezonit kjo ishte e sigurt, por divorci erdhi më shpejt se sa pritej.

Klubi i Interit bëri të ditur se ka shkarkuar trajnerin e skuadrës pas rezultateve katastrofike në 7 javët e fundit në kampionat, vetë 2 pikë.

“FC Internazionale Milano, njofton se Stefano Pioli, është larguar nga posti i trainerit së bashku me stafin e tij teknik. Interi e falenderon Stefanon për bashkëpunimin, dedikimin dhe punën e madhe me klubin. Stefano Vecchi, trajneri i të rinjve do ta marrë drejtimin e klubit për ndeshjet e mbetura. Klubi nga tani do të fillojë të përgatiet për sezonin e ardhshëm”, shkruhet në njoftimin për shtyp të klubit Italian.

Tre emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës “zikaltër” janë: Antonio Conte, Diego Simeone dhe Luciano Spalletti.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje