Zyrtare/ Jadon Sancho lirohet nga 'prangat' e United, rikthehet te Dortmundi

Zyrtare/ Jadon Sancho lirohet nga 'prangat' e United, rikthehet te Dortmundi

Jadon Sancho

Jadon Sancho është rikthyer edhe zyrtarisht në radhët e Borussia Dortmundit në Bundesligën gjermane. Sancho do luajë sërish para tifozëve në stadiumin "Signal Iduna Park" si lojtar i huazuar i Manchester Unitedit dhe gjashtë muajt e ardhshëm do t'i kalojë në shtëpinë e tij të mëparshme.

Në vitin 2021, Sancho u largua nga verdhezinjtë drejt "Old Trafford", por tashmë gjermanët do të paguajnë 3 milionë euro për një huazim gjysmë vjeçar te anglezët. 23-vjeçari ka luajtur gjithsej tre ndeshje për "Djajtë e Kuq" këtë sezon, por që nga shtatori është pezulluar nga ekipi i parë për arsye disiplinore.

“Jadon është një lojtar që bën diferencën në fushë, kështu që ne mezi presim ta shohim sërish në fanellën tonë. Ai e njeh qytetin, i njeh tifozët, e njeh klubin, kështu që nuk pres asnjë problem”, tha drejtori sportiv i Borussia, Sebastian Kehl për mediat.

Deri në largimin nga klubi në vitin 2021, Sancho kishte luajtur 137 ndeshje për Borussia Dortmund duke shënuar 50 gola dhe dhënë 64 asistime.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tre tituj të rinj ‘Në Librari’: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ dhe ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

Tre tituj të rinj ‘Në Librari’: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ dhe ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut