Bajerni i Mynihut ka realizuar goditjen e madhe në merkato duke rrëmbyer kolumbianin James Rodriguez nga Reali i Madridit.
 
25-vjeçari i bashkohet zyrtarisht Bajernit të Mynihut në formën e huazimit për 2 vite, ndërsa më pas gjermanët kanë mundësinë e blerjen së kartonit për 35.2 mln euro, por jo detyrimisht.
 
Ndërsa për dy vitet e huazimit Bajerni do derdhë në arkën e Realit të Madridit 10 milionë euro, ndërsa nëse e blen përfundimisht në 2020, James do t’i kushtojë Bajernit 60 milionë euro.
 
Largimi i James nga Reali ishte i sigurt, pasi edicionin që kaloi nuk gjeri hapësira në formacionin e Zidane, por kalimi te Bajern ishte surprizë, pasi pritej që të zhvendosej në Angli.
 
Por, vendimtar ka qenë tekniku Anceloti në këtë lëvizje, pasi i njeh mjaft mirë cilësitë e kolumbianit. 


dy.b/shqiptarja.com