Një njoftim që pritej prej javësh, më në fund mbërriti në mënyrë të matur, me një mesazh në rrjetet sociale që tregonte fjalimin e trajnerit drejtuar ekipit. Luciano Spalletti dhe Juventusi kanë zyrtarizuar sot zgjatjen 'e martesës' së tyre deri në verën e vitin 2028.
Krahasuar me 3 milionë eurot që merr aktualisht, trajneri toskan do të fitojë më shumë se 5 milionë euro në sezon, me mundësinë për të arritur në 6 mln falë bonuseve. Kështu, ai do t'u bashkohet Allegrit dhe Gasperinit në vendin e dytë në renditjen e trajnerëve më të paguar në Serie A, pas Contes që përfiton 8 mln euro.
Rinovimi dy vjeçar i kontratës me trajnerin përfaqëson një mbështetje të vërtetë për Spallettin. Që nga mbërritja në Torino më 30 tetor 2025, ish-trajneri i kombëtares italiane e ka rigjallëruar me sukses ekipin në fushë, falë rezultateve të forta (42 pikë në 22 ndeshje në ligë dhe një vend i katërt) dhe krijimit të një identiteti të qartë loje.
"Ai ka sjellë energji të re në dhomën e zhveshjes, duke rikthyer urinë dhe vendosmërinë për të fituar", shkroi pronari i Juventusit, John Elkann, në një letër drejtuar aksionarëve të Exor tre javë më parë. Ai tani i beson Spallettit ndërtimin e një ekipi që mund të kthehet në garën për titullin pas një thatësire gjashtë vjeçare.
“Jemi të kënaqur që ia kemi zgjatur kontratën Lucianos edhe për dy sezone të tjera”, tha Damien Comolli, drejtor ekzekutiv i Juventusit.
“Që kur Luciano iu bashkua familjes sonë të madhe të Juventusit, ai ka pasur një ndikim të menjëhershëm dhe shumë pozitiv te lojtarët tanë, në të gjithë klubin dhe në të gjithë komunitetin bardhezi. Ishte menjëherë e qartë për të gjithë se Luciano ishte personi i duhur për të udhëhequr ekipin në rrugën e rritjes.
Stili i tij ambicioz i lojës pasqyron pritjet e tifozëve tanë dhe të Klubit, dhe vlerat e tij mishërojnë identitetin tonë.
Prandaj, kemi vendosur të vazhdojmë të punojmë së bashku përtej afatit të kontratës së rënë dakord më parë", shtoi Comolli, "sepse besojmë se stabiliteti dhe vazhdimësia janë dy shtylla thelbësore për suksesin e ardhshëm. Paç fat, Zotëri! Fino alla Fine."
I primi a saperlo. La squadra sempre prima di tutto.
— JuventusFC (@juventusfc) April 10, 2026
Spalletti 2028 - si inizia da qui ⚪️⚫ pic.twitter.com/1aJWuReyoU
Komente









