ZYRTARE/ Ka luajtur me Levanten dhe kombëtaren e Ganës, Egnatia prezanton gjigantin e sulmit

ZYRTARE/ Ka luajtur me Levanten dhe kombëtaren e Ganës, Egnatia prezanton gjigantin e sulmit

Presidenti Demrozi i Egnatias dhe Raphael Dwamena

Egnatia ka gjetur akordin dhe ka prezantuar sulmuesin ganez Raphael Dwamena. 27-vjeçari për një sezon e gjysmë do jetë pjesë e rrogozhinasve, teksa forcon sulmin e skuadrës së Shpëtim Duros.

I dalë nga Liefering në Austri, Dwamena ka qenë pjesë e Zuriech, Levante, Real Sociedad apo edhe Velje. Me një eksperiencë të madhe në futbollin evropian, sulmuesi lë BSC Old Boys në Zvicër dhe bashkohet me Egnatian, teksa ka luajtur tetë ndeshje dhe ka shënuar 2 gola me kombëtaren A të Ganës.

"Raphael Dwamena lojtari i ri i Egnatias. Pasi ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore, lojtari bashkë me presidentin kanë firmosur kontratat dhe Raphael do jetë pjesë e jona deri në përfundimit të sezonit futbollistik 2023-2024", njofton Egnatia. I gjatë 1.86 metër, vlera më e lartë në treg për Raphael Dwamena ka qenë 6 milionë euro.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen