Nuk pranoi të stërviste skuadrën pa bërë testet e Covid, Partizani shkarkon trajnerin Sormani e stafin e tij

Skuadra e Partizani njoftoi sot ndërprerjen me efekt të menjëhershëm të bashkëpunimit me trajnerin Adolfo Sormani dhe dy pjesëtarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.trajneri ekipit Renaldo Kalari.

Ky ishte njoftimi për media i klubit të Partizanit në faqen zyrtare në Facebook. Por mosmarrëveshjet mes trjnerit italian dhe klubit të kuq lindën kur në  skuadër dolën pozitivë me Covid 5 lojtarë.

Ngjarja ndodhi në prag të ndeshjes me Tiranën në Derbi. Ndërkohë që Sormani dhe dy ndihmësit e tij italianë nuk u paraqitën në pankinë për të drejtuar skuadrën. Mësohet se shkak është bërë situata e lojtarëve të infektuar në klubin e kuq ku Sormani ka kërkuar që para se të zhvillonte stërvitje dhe pas ndeshjes të bëheshin të gjithë testet e Covid-it për lojtarët dhe stafin.

Mungesa e rezultateve të testeve ka bërë që trajneri dhe stafi i tij të mos marrin pjesë në stërvitje dhe ndeshje pasi mund të infektoheshin me Covid. Ndërkohë që edhe rezultatet në fushë të Partizanit të drejtuar nga Laberto Sormani nuk ishin të mira pasi të kuqtë janë kampionët në fuqi por aktualisht skuadra është 17 pikë nga vend i parë që mbahet nga Tirana kur mungojnë edhe 3 javë nga mbyllja e Superligës. 

Njoftimi i Partizanit:

"FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari."

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë