Zyrtare/ Lamtumirë Milan, Olivier Giroud firmos në MLS deri në vitin 2025

Zyrtare/ Lamtumirë Milan, Olivier Giroud firmos në MLS deri në vitin 2025

Olivier Giroud

Los Angeles Galaxy ka firmosur me Olivier Giroud (37 vjeç) deri në verën e 2025 në MLS amerikane të futbollit. Sulmuesi francez largohet nga Milan dhe bashkohet në SHBA si lojtar i lirë, duke pasur mundësinë të zgjasë kontratën deri në 2026.

Te LAFC ai gjen ish-kapitenin te Franca, Hugo Loris, i cili në janarin e këtij viti la Tottenham dhe ndoqi "ëndrrën amerikane".

Meqenëse dritarja e transferimit sekondar të MLS hapet më 18 korrik, Giroud mund të debutojë jo më shpejt se ndeshja e sezonit të rregullt të LAFC më 20 korrik ndaj Seattle Sounders FC.

“Është një ditë tepër emocionuese për të gjithë ata që janë të lidhur me LAFC për të mirëpritur Olivierin, gruan e tij Jennifer dhe familjen e tij në klub”, tha bashkë-presidenti dhe menaxheri i përgjithshëm i LAFC, John Thorrington në një njoftim.

Giroud është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Francës me 57 gola. Ai është gjithashtu i treti në paraqitje (131) për Les Bleus dhe pritet të marrë pjesë në Euro 2024 këtë verë.

Në nivel klubesh, Giroud ka shënuar 285 gola dhe 97 asistime në 716 paraqitje në të gjitha garat. Ai kaloi një dekadë në ekipet e Premier League, Arsenal dhe Chelsea përpara se të shkonte në Milan. Në Ligue I të Francës, Giroud u bë i njohur me Montpellier pasi luajti në skuadrën e fëmijërisë Grenoble.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

63-vjeçari u vetëvra para SPAK, PD: Trashaj u ‘helmua nga drejtësia e re’, të hetohet vdekja

63-vjeçari u vetëvra para SPAK, PD: Trashaj u ‘helmua nga drejtësia e re’, të hetohet vdekja