Zyrtare, Lionel Messi rinovon
me Barcelonën deri në 2021

Zyrtare, Lionel Messi rinovon<br />me Barcelonën deri në 2021
Tashmë është edhe zyrtare. Lionel Messi do të mbetët përjetë tek Barcelona pasi klubi ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me numrin 10 deri në vitin 2021.
 
Pasi i tha ‘Po’ të fejuarës së tij Antonella Roccuzzo pak ditë më parë kur u martua Messi i thotë ‘Po’ edhe Barcelonës me të cilën lidhet përjetë në aspektin futbollistik.
 
Kontrata aktuale e Messit me katalanasit përfundonte me vitin 2018 dhe ka pasur shumë negociata për rinovimin.
 
Në moment të caktuar negociatat ngecnin për shkak të shifrave por tashmë është zyrtare që Messi rinovon deri në vitin 2021 me Barcelonën.
 
Firmën Messi në kontratë do e hedhë kur të kthehet nga muaji i mjaltit. Nuk zbulohen shifrat e rinovimit por ato priten të jenë të majme ndërsa mendohet se klauzola do të shkojë në 300 mln euro.
 
Të gjitha skuadrat e interesuara në këto negociata rinovimi shpresuan më kot pasi Messi do të mbetet përjetë blaugrana.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën