Zyrtare/ Liverpool prezanton Federico Chiesa-n! Sulmuesi nënshkruan kontratën 4 vjeçare me 'The Reds', blerja e parë në epokën e Arne Slot

Zyrtare/ Liverpool prezanton Federico Chiesa-n! Sulmuesi nënshkruan kontratën 4 vjeçare me 'The Reds', blerja e parë në epokën e Arne Slot

Federico Chiesa me fanellën e Liverpool

Liverpool ka nënshkruar me Federico Chiesa nga Juventusi për një marrëveshje afatgjatë, njoftuan sot dy klubet sot. “Veçia signora” bëri të ditur se vlera e “marrëveshjes” arrin në 12 milionë euro plus tre milionë të tjerë si bonus për arritjen e golave për 26-vjeçarin italian, të cilit kontrata me “bardhezinjtë” i skadonte në vitin 2025. 

Mediat britanike raportojnë se marrëveshja e sulmuesit italiane me “të kuqtë” është katërvjeçare, ndërsa Chiesa është transferimi i parë i Liverpool-it në “epokën” e Arne Slott.

Kujtojmë se “The Reds” kanë marrë edhe Giorgi Mamardashvilin nga Valencia, megjithatë portieri gjeorgjian do t'i bashkohet skuadrës verën e ardhshme.

Chiesa pësoi një dëmtim të rëndë në gju në vitin 2022 dhe mungoi për 10 muaj, por u rikuperua dhe sezonin e kaluar shënoi 10 gola dhe dha tre asistime në 37 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat. 

Ai shënoi gjithsej 32 gola në 131 paraqitje për Bianconerët gjatë katër viteve të tij në klubin torinez. Fillimisht ai iu bashkua Juventusit si huazim nga Fiorentina në vitin 2020.

Chiesa ka bërë 51 paraqitje për kombëtaren italiane, duke shënuar shtatë gola. Ai ishte në skuadrën e “azzurëve” që fitoi titullin në EURO 2020, ndërsa garoi edhe në Kampionatin Evropian të këtij viti.


 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën