Zyrtare/ Lorenc Trashi largohet zyrtarisht nga Partizani! Firmos me klubin e ri

TIRANË- Lorenc Trashi largohet zyrtarisht nga Partizani! Pas eksperiencës 6-vjeçare me kampionët në fuqi, gramshioti largohet për një aventurë të re në Kuvajt.

28-vjeçari ka firmosur me ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit, një kontratë 5-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, e ndërsa njofton se Trashi pritet që t'i bashkohet ekipit të tij të ri sapo kufizimet e pandemisë globale të hiqen.

"Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit. Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc Trashi pritet ti bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime do të hiqen. Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar nje kontrate 5 vjeçare. 28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt. Pas 6 vitesh me të kuqtë skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Trashi tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jashtë vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit", njofton Trashi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale