ZYRTARE/ Luis Enrique nuk është më trajneri i Spanjës, vjen shkarkimi nga federata! 4 emrat për zëvendësuesin

ZYRTARE/ Luis Enrique nuk është më trajneri i Spanjës, vjen shkarkimi nga federata! 4 emrat për zëvendësuesin

Luis Enrique

Luis Enrique nuk është më trajner i Spanjës. Një lajm të tillë e konfirmon Federata Spanjolle e Futbollit që i uron fat trajnerit në aventurën e ardhshme. Dështimi për të dërguar spannjollët në çerekfinalet e Kupës së Botës në Katar dhe humbja me penallti nga Maroku ka bërë që për Enriquen të ketë një vendim drastik.

Trajneri 52 vjeçar e drejtoi Spanjën në 38 ndeshje për një mesatare prej 1.87 pikë për ndeshje në rikthimin e dytë në stolin e iberikëve. Enrique prej nëntorit të 2018 ka qenë në krye të ekipit spanjoll, teksa më herët ka qenë trajner te Roma, Celta Vigo dhe Barcelona. Veç Enrique edhe stafi i tij nuk do jetë më pjesë e Spanjës.

"Federata spanjolle dëshiron të falenderojë Luis Enrique dhe të gjithë stafin e tij stërvitor në krye të kombëtares në vitet e fundit. Vendimin për largimin e kanë transmetuar te trajneri  si presidenti Luis Rubiales ashtu edhe drejtori sportiv José Francisco Molina.  

Trajneri asturian arriti t'i japë një shtysë të re kombëtares që nga ardhja e tij, në vitin 2018, përmes një rinovimi të thellë që ka konsoliduar një ndryshim brezash në ekip dhe në futbollin spanjoll. Luis Enrique u kualifikua në dy Final Four të Ligës së Kombeve të UEFA-s, nga tre që luajti si trajner dhe arriti në gjysmëfinalen e Euro 2020", thuhet në njoftim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Shkarkimi i Luis Enriques, 4 emra për trajnerin e ri të Spanjës

Luis Enrique nuk është më trajner i Spanjës. Dështimi në Kupën e Botës solli edhe shkarkimin e tij nga Federata e Futbollit në Spanjë.  Në listë për të zëvendësuar Enriquen janë katër emra të njohur. Mediet në Spanjë bëjnë me dije se favorit është ish-trajneri i Athletic Bilbao, Marcelino Garcia Toral, me këtë të fundit që ka refuzuar disa oferta këtë periudhë.

Opsione që mund të konsiderohen janë edhe Roberto Martinez, trajneri spanjoll që pas gjashtë vitesh u largua nga Belgjika pas dështimit në Botërorin e Katarit si edhe Rafael Benitez. Në listë është edhe Luis de la Fuente, i cili aktualisht drejton Spanjën U-21.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro