ZYRTARE/ Mesfushori i munguar, Kukësi prezanton 23-vjeçarin serb

ZYRTARE/ Mesfushori i munguar, Kukësi prezanton 23-vjeçarin serb

Mirza Delimedjac, lojtari i Kukësit

Kukësi ka prezantuar mesfushorin serb Mirza Delimedjac. 23-vjeçari luan para mbrojtjes dhe së fundmi ka qenë pjesë e Septemvri Sofia në Bullgari. Me kontratë deri verën e 2024, Kukësi ka forcuar mesin e fushës për një vit e gjysmë. Më herët serbi ka qenë pjesë e Josanica dhe Novi Pazar në vendlindje, teksa ka luajtur edhe me Tampines Rovers në Poloni.

"Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Mirza Delimedjac është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për një sezon e gjysmë. 23 vjeçari Delimedjac vjen te Kukësi nga kampionati bullgar ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Josanicës, Tampines Rovers dhe Novi Pazar. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Mirza Delimedjac dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë", njofton Kukësi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen