TIRANE - Tashmë është zyrtare, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ashtu siç ishte zyrtarizuar më herët nga ana e kryeministrit Edi Rama, tashmë Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për kalimin e INUK në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Pak javë më parë kryeministri Rama deklaroi ndryshimin në fjalë, duke ia kaluar Ministrisë së Brendsme kompetencat e INUK, për të bërë siç tha ai që të ketë një inspektorat për mbrojtjen e territorit të vendit tonë.
“Sot është dita për të hapur një kapitull të ri, ndaj krimit të territorit. Kjo ka qenë arsyeja që kemi jetësuar pikërisht kompetencën e patjetërsueshme të policisë për tu marrë me këtë krim. Deri tani arrin në 1 mijë numri i objekteve të kundërligjshme që janë goditur nga INUK. Por është një numër sa mbresëlënës aq edhe jo domethënës në raport me krimin që duhet të zgjidhim së bashku lidhur me krimin mjedisor. Për këtë arsye do të kalohet nga një inspektorat që nuk na përgjigjet në atë që ne presim në luftën ndaj krimit mjedisor, në një inspektorat për mbrojtjen e territorit të vendit tonë që do të kalojë në varësinë e Ministrisë së Brendshme. “ shprehej Rama
Prej kohësh tashmë INUK zhvillon aksione në të gjithë vendin për prishjen e ndërtimeve të shumta pa leje si dhe lirimin e hapësirave publike.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO