Schalke 04 ka shkarkuar trajnerin Frank Kramer. 50 vjeçari e mori drejtimin e skuadrës verën e këtij viti, teksa në 10 ndeshjet e Bundesligës ia doli të koleksionojë vetëm gjashtë pikë për vendin e parafundit në klasifikim. Të ringjitur në elitën e Gjermanisë, Schalke është ndër klubet historikë të Gjermanisë duke mos ia dalë të tregojë nivelin e duhur.
Drejtuesit morën vendimin drastik ketë paradite, duke larguar trajnerin dhe stafin e tij. Ende Schalke nuk e ka gjetur pasuesin e Kramer, që ka qenë edhe trajner i Gjermanisë së moshave. Veç "Panzerave", Kramer ka drejtuar edhe Greuther Furth, Hoffenheim, Salzburg apo Arminia.
"Schalke ka shkarkuar trajnerin Frank Kramer nga detyrat e tij me efekt të menjëhershëm. Dëshirojmë ta falënderojmë për profesionalizmin dhe angazhimin e tij dhe t'i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen ". njofton klubi i Bundesligës.