Zyrtare/ Portieri nga Velipoja firmos me PSG-në

Zyrtare/ Portieri nga Velipoja firmos me PSG-në

Gabriel Guri te PSG

Portieri shqiptar, Gabriel Guri prej ditës së djeshme është zyrtarisht pjesë e Akademisë së PSG-së në Paris. 17-vjeçari nga Velipoja do jetë për të paktën një sezon pjesë e moshave U-19 në klubin nga Parisi, teksa ka rënë në sytë e drejtuesve të gjigantëve francezë.

I dalë nga moshat e Adës në Velipojë, "gardiani" i ri ishte pjesë e KF Murlanit deri në 2021, për të vijuar më pas karrierën te "Havre Athletic" në Francë. Aktivizimi në këtë akademi nxori në pah vlerat e djaloshit, me gjigantët e Olympique Lyon që e afruan në ekip.

Tanimë është PSG që ia doli të bindë 17-vjeçarin për të firmosur me ta, teksa Guri do jetë pjesë e ekipit të të rinjve për të marrë më shumë formim të paktën për një sezon. Si një talent në katërkëndësh, Guri pritet të tregojë vlerat e tij në Paris, për të shpresuar më pas në një kontratë afatgjatë.

Gabriel Guri

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave