Zyrtare! RAI zbulon moderatorin dhe drejtorin artistik të 'Sanremos' pas largimit të Amadeus

Zyrtare! RAI zbulon moderatorin dhe drejtorin artistik të 'Sanremos' pas largimit të Amadeus

Carlo Conti

Televizioni kombëtar italian, RAI ka konfirmuar se Carlo Conti do të jetë prezantues dhe drejtor artistik i 'Sanremos' për edicionet e ardhshme të 2025 dhe 2026.

Conti nuk është një fytyrë e re në Sanremo pasi ai e ka organizuar festivalin tri herë në vitet 2015, 2016, 2016. Ndërkohë që përgatitjet për 'Sanremo 2025' kanë nisur tashmë në Itali.

Për rikthimin e tij pas 10 vitesh ai është shprehur se është mjaft i emocionuar.

“Pranova falë dashurisë së madhe të kompanisë sonë, që nga CEO tek drejtori i përgjithshëm te drejtori i argëtimit, tek kameramanët, teknikët, ndjeva këtë mbështetje për mua që më bëri të them: do të kthehem.
Për dy vitet e ardhshme unë do të jem drejtor artistik, për më tepër është edhe një mënyrë e bukur për të festuar 40 vitet e para të Rait, kontrata e parë daton në qershor të 1985-ës”, thotë Carlo Conti.

Në muajin prill Amadeus deklaroi se nuk do ta rinovonte më kontratën me RAI-n e cila skadonte më 31 gusht të 2024.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja