Zyrtare/ Rikthim pas 4 vitesh, Teuta i merr mesfushorin Laçit

Zyrtare/ Rikthim pas 4 vitesh, Teuta i merr mesfushorin Laçit

Klinti Qato

Mesfushori luftarak, Klinti Qato është afrimi më i ri i Teutës. Skuadra e Superligës së futbollit rikthen në ekip pas katër vitesh 25-vjeçarin, që spikati me Laçin. I lindur në Kuçovë, Qato ka qenë më herët pjesë edhe e Luftëtarit dhe Tomorit. Prej dy sezonesh Qato ra në sy për performancën e mirë te kurbinasit, teksa Diego Longo do ketë një armë më shumë në mesin e fushës.

"KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Klinti Qato është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi ishte pjesë e Laçit në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Qato, nga dita e enjte do bashkohet me skuadrën në Durrës ku do zhvillojë përgatitjet për edicioni e ri në Superligë", njofton Teuta.

Qato në dy sezonet e fundit ka luajtur 53 ndeshje me kurbinasit, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime. Veç Superligës, Qato ka qenë pjesë e ekipit edhe në Kupën e Shqipërisë dhe kualifikueset europiane.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)

'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)