TIRANE - Selim Belortaja është tashmë zyrtarisht zëvendësministër i jashtëm duke zëvendësuar kështu në këtë post Sokol Dervishajn. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku është miratuar emri i Belortajës në postin e zëvendësministrit të jashtëm.
Belortaja, i cili deri pak ditë më parë u dorëhoq nga posti i drejtorit të Portit të Durrësit, u përfol për caktimin e tij si zëvendësministër i jashtëm. Ky është një rikthim për Belortajën në postin e zëvendësministrit, pasi këtë detyrë ai e ka mbajtur për 3 vite në kohën e qeverisë “Berisha”
Sakaq, në vend të tij në krye të Portit të Durrësit është caktuar Gazmend Shalsi.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Z. Selim Belortaja emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Pas dorëheqjes së Belortajës, në krye të portit të Durrësit vjen Shalsi