Bledar Devolli është trajneri i ri i Teutës në Superligë. Klubi durrsak prezantoi gjirokastritin që e ka përvojën e parë në stolin e Bluve. Kjo lëvizje erdhi pasi Teuta shkarkoi një ditë më parë Edi Martinin për shkak të rezultateve të dobëta.
"Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu. Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta. KF Teuta i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim", njofton klubi durrsak.
Devolli nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. 47-vjeçari në karrierën si futbollist ka qenë ndër mesfushorët më të spikatur për grintën dhe energjinë në fushë, duke luajtur me klubet më të mira në vend.
Prej 2014 ai ka qenë në rolin e trajnerit në shumë klube. Luftëtari, Kamza, Bylis, Kek-u (Kosovë), Tomori, Kastrioti, Drenica, Dinamo, Turbina, Luzi, Kukësi, Iliria dhe së fundmi Liria e Prizrenit; ekip me të cilin prishi kontratën për të kaluar në Durrës.
Momentalisht Teuta ndodhet në vendin e shtatë me 23 pikë pas 21 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në Superligë. Devolli debuton kundër Skënderbeut në Korçë, këtë të shtunë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.3%
-
Jo
76%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 1115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drita e ngjalljes së Krishtit, besimtarët katolikë në Krujë kremtojnë vigjiljen e Pashkës (VIDEO)
4 Prill, 21:48
-
Kur Shqipëria prodhonte veshje për Italinë, ringritja e Superfosfatit të Laçit dhe shkatërrimi i tij në vitin 1997 dhe Vila e Zogut që e adhurojnë ende të gjithë! Esencë - Report Tv
4 Prill, 17:00
-
Me emër dhe mbiemër, FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë të 16 tifozëve! Disiplina i rikthen dy trajnerët Egnatias
4 Prill, 09:53
-
Superliga/ Penallti e dyshimtë dhe polemika në shtesë, Flamurtari e KF Tirana barazojnë 1-1! Sot në program tre ndeshje, grushte në Shkodër
4 Prill, 08:51
-
Jakin Marena: Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime
3 Prill, 19:54
-
PS nis fushatën për vendoret, në PD ‘stinë’ protestash! Berisha: Largojmë Ramën dhe demokratët që e mbështesin
3 Prill, 16:26
-
E rëndë në Durrës/ 17-vjeçari humb jetën në shkollë gjatë orës së fizkulturës, dyshohet se pësoi arrest kardiak
3 Prill, 16:09
-
Sot Flamurtari - KF Tirana për mbijetesën, Idrizi akordon premion e majme! Shehi i bardhebluve: Një nga shtatë finalet që na kanë mbetur
3 Prill, 10:42
-
'Kampi i Manzës, më i rrezikuari nga sulmet’- Gjoni për Report Tv pas paralajmërimit të Ambasadës së SHBA: S’ka nevojë për panik, qytetarët të ndjekin udhëzimet e Qeverisë
2 Prill, 21:17
-
Durrës/ Automjeti del nga rruga dhe bie në kanal, dyshohet se shoferja 24-vjeçarja humbi kontrollin e drejtimit (VIDEO)
2 Prill, 18:09
-
Durrës/ Banorët e prekur nga TID rikthehen në protestë, bashkia: S’ka vendim për shembje të objekteve, po shqyrtohen ankesat
2 Prill, 16:16
-
Durrës/ Mbante armë pa leje në studion e tatuazheve, në pranga 44-vjeçari! Sekuestrohet 1 pistoletë, 1 kallashnikov, 1 granatë dhe fishekë (EMRI+VIDEO)
2 Prill, 12:21