Sokol Cikalleshi është sulmuesi i ri i Adanaspor në Ligën e Parë të Turqisë. Pas disa muajve me Tractor në Iran, kavajasi është rikthyer në Turqi, aty ku ka kaluar vite të arta në karrierën e tij.
"Sokol Cikalleshi do të vijë të premten në Stamboll dhe do të nënshkruajë kontratën zyrtare pasi të kalojë kontrollin shëndetësor”, shkruhet në njoftimin e klubit turk. 34-vjeçari pak kohë më parë u tërhoq nga Kombëtarja me 59 paraqitje dhe 13 gola.
Gjatë karrierës së tij Cikalleshi ka mbajtur veshur fanellat e Besës, Skënderbeut, Tiranës, Incheon, Kukësit, RNK Split, Basaksehir, Osmanlispor, Goztepe, Akhirsarspor, Konyaspor, Al-Khaleej dhe Tractor.