Orët e fundit te Interi po qarkullon ideja e largimit të Kristjan Asllanit, kjo në dy forma. Shanset janë të mëdha që mesfushori i Kombëtares të kalojë në huazim te Bologna, ose zikaltërit të përdornin Asllanin për të ulur çmimin e Santiago Castros (25 mln euro) po nga Bologna.
Sipas 'Il Resto del Carlino', presidenti i Bolognas, Joey Saputo ka dhënë dakordësinë e investimeve në afatin kalimtar të janarit për të përmirësuar skuadrën italiane dhe për të bërë mirë në Evropë në një moment të favorshëm për skuadrën.
Mes objektivave është edhe një mesfushor, duke qenë se Aebischer dhe El Azzouzi nuk japin garanci fizike pas ndalesave të gjata dhe Moro dhe Urbanski mund të largohen.
Për këtë arsye, përveç profilit të Arthur Melo nga Juventusi pëlqehet edhe Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi është një emër shumë i mirëpritur për Bolognan, veçanërisht nëse Interi do të ishte i hapur për një huazim. Një hipotezë e cila megjithatë duket mjaft e ndërlikuar për momentin, sidomos me këtë formulë.
Por ajo me kuqeblutë është një linjë e drejtpërdrejtë që zikaltërit do ta lidhnin me dëshirë, gjithashtu për të diskutuar për Santiago Castro, një talent që është i njohur për Interin. Dy sugjerime që mund të kryqëzohen dhe të takohen në të ardhmen, ndoshta me një lëvizje për vetë Asllanin.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
44.1%
-
Negativ
42.1%
-
Jam i/e dyzuar
13.8%
Vota total: 3167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Te Milani tërbohen me Conceiçaon, e ardhmja e trajnerit në pikëpyetje! Hatërmbetja e Ibrahimovic
14 Shkurt, 14:29
-
Spanja kalon Italinë në renditjen e UEFA-s, vendimtare për skuadrat në Champions League
14 Shkurt, 13:17
-
Legjendë e Basel, Taulant Xhaka njofton mbylljen e karrierës
13 Shkurt, 13:01
-
VIDEO/ Anis Mehmeti në superformë, shënon dopietë dhe thyen rekordin personal! 'Sms' Sylvinhos
13 Shkurt, 09:46
-
Armando Broja ‘djeg’ etapat, drejtori i Everton: Do kthehet në fushë më shpejt sesa pritej
12 Shkurt, 12:11
-
Milani nxjerr listën e gabimeve të arbitrave, Ibrahimovic: Më shumë respekt për ne, do ankohemi
11 Shkurt, 12:52
-
Amir Rrahmani 'kërcënon' Lazion: Kam pesë vite te Napoli, jam lider i këtij ekipi
11 Shkurt, 11:32
-
Serie A/ Interi 'hakmerret' kundër Fiorentinës me gol të parregullt, fiton 2-1 dhe i bën presion Napolit për kreun
10 Shkurt, 22:45
-
Interi shënoi gol të parregullt, topi ishte jashtë fushe! Pse VAR nuk mund të ndërhynte?
10 Shkurt, 21:53
-
Gol dhe asist në Kroaci, Arbër Hoxha në formacionin e javës
10 Shkurt, 20:29
-
Monza shkarkon trajnerin, rikthen pas dy muajsh në stol Alessandro Nestën
10 Shkurt, 17:32
-
GOLAT/ Napoli gabon në shtëpi, ndalet 1-1! Roma i falet penalltisë së Dybala, Lazio 'shuplakë' Monzës
9 Shkurt, 15:27
I ecte mbare tek Bolonja se me aq minuta sa po luan, nuk ma ha buka kulacin se eshte ne plan per te zvendesuar Calhanoglu, kur ai te largohet nga Interi.
PërgjigjuPo ky sikur ishte i rendesishem te interi ..e bonit si me qen mesi. Vec stolin ka ngrohur dhe ka loz 20 minuta kunder skuadrave te fundit ne klasifikim. Po shkoi te Bolonja e ka nji shanc te lozi me shum
PërgjigjuJa fusni kote. Asllani echte mrekullueshem. Edhe pse echte akktivizuar sa duhet prape ka shkelqyer .