ZYRTARE/ Superliga kthehet në biznes, Partizani paguan 180 mijë euro për zëvendësuesin e Skukës
Christian Mba gjatë prezantimit me Partizanin dhe drejtori Marini
Superliga shqiptare më në fund po fillon të marrë trajtën e biznesit, me klubet që kanë filluar të blejnë dhe shesin lojtarë në merkato. Diçka të tillë më së miri po e aplikon Partizani, me "Demat" që fituan 1.4 milionë euro nga transferimi i Xhuliano Skukës te Metz në Francë.
Veç sulmuesit dibran, të kuqtë shitën për 150 mijë euro edhe Bitrin në Çeki, duke arkëtuar një shumë të konsiderueshme. Tanimë Partizani po investon për të gjetur një bomber në sulm dhe Christian Mba është afrimi i radhës për "Demat" për shifrën e 180 mijë eurove dhe me kontratë tre vite e gjysmë me të drejtë rinovimi.
Nëse dritaret e merkatove ishin vetëm për shkëmbime lojtarësh falas, tanimë drejtuesit e klubeve në Shqipëri po shohin se edhe nga futbolli ynë mund të dalin talente, që përkthehen në të ardhura për klubet.
"FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepca 89'. 23 vjeçari nga nigeria ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysëm me opsion edhe për një tjetër vit", njofton Partizani.
Në 18 ndeshje këtë sezon me Trepçën '89 në Kosovë, Mba ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar pesë herë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.4%
-
Të gabuar
28%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 2498
Lajme të tjera
-
Largimi i Mirel Josës, Vllaznia ndryshon pozicionet e stafit! Mësohet trajneri i ri
20 Mars, 15:31
-
Prapaskenat e largimit të Mirel Josës nga Vllaznia, trajneri tiranas nuk pranoi shkarkimin
20 Mars, 11:33
-
Fitorja që solli kreun në renditje, Colella i Partizanit ironizon: Jam një trajner injorant që s'di të bëjë formacionin
19 Mars, 18:49
-
GOLAT/ Partizani 'poker' Kastriotit në shtëpi, të kuqtë marrin vendin e parë në Superligë
19 Mars, 18:02
-
GOLAT/ Tirana lë pikë në Ballsh, Bylis ndal kryesuesit e Superligës! Erzeni dhe Kukësi 2 gola në Durrës
18 Mars, 19:07
-
Paqe dhe 2 gola në 'Niko Dovana', Kukësi barazon Erzenin në shtesë (VIDEO)
18 Mars, 19:03
-
'Kemi probleme me dy futbollistë', Colella para Kastriotit: Skuadër e vështirë, për Tiranën mendoj në derbi
18 Mars, 17:35
-
VIDEO/ 2 gola dhe 'luftë' sportive në Superligë, Bylis dhe Tirana barazojnë në 'Adush Muça'
18 Mars, 16:08
-
Java e 26-të zhvillohet në dy ditë, ndryshon orari i ndeshjes së Superligës në futboll
16 Mars, 16:02
-
VIDEO/ Egnatia fiton në Laç dhe prek gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia eliminon Partizanin
15 Mars, 19:06
-
Rekord në Superligë, Teuta 1000 ndeshje nën drejtimin e Hasanbelliut
14 Mars, 22:26
-
Kupa e Shqipërisë/ Tirana gjysmëfinaliste me një barazim! Kukësi 'përmbys' Teutën, por durrsakët kalojnë te katër skuadrat më të mira (VIDEO)
14 Mars, 15:03