Zyrtare/ Tefik Osmani njofton largimin nga Tirana

Zyrtare/ Tefik Osmani njofton largimin nga Tirana

Tefik Osmani

Tefik Osmani nuk është më drejtori sportiv i bardhebluve. Ka qenë vetë korçari që nëpërmjet një njoftimi në kanalet e komunikimit ka treguar se nuk do jetë më pjesë e klubit më të titulluar në Shqipëri.

Pasi larguan trajnerin Orges Shehi për shkak të rezultateve të dobëta, te Tirana duket se do ketë ndryshime të tjera, ndërsa edhe Osmani nuk është më pjesë e klubit.

"Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruam me modesti emrin tim në këtë klub të madh", njofton Osmani.

Ishte korriku i 2020 kur Osmani u emërua në postin e drejtorit te bardheblutë, ku fitoi një titull kampion në sezonin 2021-22. Veç saj, Osmani ka qenë pjesë e Tiranës edhe si lojtar, duke u shpallur kampion në sezonet 2008-09 dhe 2019-20.

Pas javës së 12-të të këtij sezoni, Tirana me 18 pikë mban vendin e tretë, tetë pikë më pak se Egnatia dhe Partizani që kryesojnë.

Postimi i Osmanit

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës