DURRËS - Albi Alla është emri më i ri që u bashkua me Teutën në Superligë. Mbrojtësi dhe durrsakët kanë gjetur akordin për një sezon dhe do jetë nën urdhërat e trajnerit Diego Longo. 30-vjeçari nga Pogradeci ishte pjesë e Laçit sezonin e shkuar, teksa ka luajtur një ndeshje edhe me Kombëtaren A të Shqipërisë.
"KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Albi Alla është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Lacit në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Alla, nga dje është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Lacit", bën me dije klubi durrsak.
I dalë nga moshat e Ergotelis në Greqi, Alla njihet për aktivizimet te Skënderbeu, Bylis, Kukësi dhe Flamurtari. Pas 2019 ai e vijoi karrierën në Kinën e largët me ekipe si YB Funde, ZB Cju, NJ City apo edhe SX Chang'en.
Tanimë në dy sezonet e fundit ai ka gjetur strehë në Superligë, teksa përvoja e tij pritet të jetë një armë më shumë në prapavijën e Diego Longos, me Teutën që kërkon mos rrezikojë qëndrimin në elitën e Shqipërisë.