Zyrtare/ Tirana pezullon nga detyra Orges Shehin, bardheblutë: Do vazhdojmë marrëdhënien deri në përfundimin e kontratës! Vjen trajneri i ri

Zyrtare/ Tirana pezullon nga detyra Orges Shehin, bardheblutë: Do vazhdojmë marrëdhënien deri në përfundimin e kontratës! Vjen trajneri i ri

Orges Shehi

Tirana ka zyrtarizuar largimin e Orges Shehit. Bardheblutë kanë komunikuar se pas 2 vitesh e nëntë muajsh në drejtimin e ekipit, 46-vjeçari durrsak është pezulluar për rezultatet e dobëta.

Megjithatë, klubi i Tiranës bën me dije se trajneri do vijojë të paguhet deri në fundin e kontratës së rinovuar disa muaj më parë. Pra deri në 30 qershorin e 2024, kohë kur përfundon kontrata e tij, Shehi do vijojë të paguhet nga Tirana, kjo gjithmonë nëse ai nuk firmos tjetër kontratë me klube të ndryshme.

"Pas shqyrtimit të rrethanave, lidhur me situatën sportive dhe rezultateve te dobëta në të cilën ndodhet klubi aktualisht, bazuar në Kontratën individuale të punës, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur të pezullojë nga detyra trajnerin Orges Shehi. Gjithashtu, klubi njofton se do të vazhdojë marrëdhënien kontraktuale me trajnerin Shehi deri në përfundimin e saj", njofton Tirana.

Tanimë drejtimin e skuadrës përkohësisht e merr Julian Ahmataj, ish-trajneri i ekipit që mban postin e drejtorit të Akademisë bardheblu. Pritet që Ahmataj ta drejtojë skuadrën për sfidën e radhës kundër Vllaznisë, të shtunë në 14:00 në "Kukës Arena".

Njoftimi i Tiranës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Refik Halili e cilësoi pezullim, reagon Orges Shehi: Më shkarkuan, falenderoj tifozët

Orges Shehi ka reaguar pas largimit nga Tirana. Edhe pse klubi e cilësoi pezullim, në një postim në kanalet e komunikimit, trajneri durrsak e ka cilësuar një shkarkim, duke falenderuar tifozët.

"Çdo fillim e ka një fund. Pas shkarkimit më mbetet t’i uroj suksese ekipit dhe të falënderoj të gjithë bashkëudhëtarët e mi në këtë rrugëtim plot sfida. Një falënderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur kudo dhe kurdoherë", shkruan Shehi.

Ora 16:56
Tirana s'humbet kohë, gjen trajnerin e ri pas shkarkimit të Orges Shehit! Zëvendësuesi brenda familjes

Julian Ahmataj

Orges Shehi u shkarkua nga Tirana pas dy vitesh e nëntë muajsh në drejtimin e skuadrës. Tanimë drejtimin e skuadrës përkohësisht e merr Julian Ahmataj, ish-trajneri i ekipit që mban postin e drejtorit të Akademisë bardheblu. Pritet që Ahmataj ta drejtojë skuadrën për sfidën e radhës kundër Vllaznisë, të shtunë në 14:00 në "Kukës Arena".

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor