Refik Halili tregon foton dhe akuzon trajnerin: Orges Shehi po feston largimin nga Tirana

Ish-trajneri Julian Ahmataj është rikthyer të drejtoje Tiranën të paktën përkohësisht. Njoftimin e bëri presidenti i klubit Refik Halili, i cili tha se Orges Shehi është shkarkuar për rezultate të dobta, por aludoi se durrsaku nuk ishte treguar profesionist në ndeshjet e fundit, pasi ka kontakte me klube të tjera të Superligës.

Julian Ahmataj është pasuesi i Orges Shehit te Tirana. Presidenti Refik Halili i ka besuar drejtimin e përkohshëm të klubit drejtuesit të akademisë bardheblu, i cili edhe më herët ka qenë trajner i parë i Tiranës. Sa i përket Shehit, i cili sot në mëngjes u njoh me vendimin e klubit për t’u larguar, presidenti i Tiranës Refik Halili thotë se ai do vijojë të jetë pjesë e klubit, por si i pezulluar, me qëllim që klubet e tjera të mos kenë mundësinë ta kontaktojnë.

Refik Halili, president i Tiranës tha: “Kemi një marrëveshje dhe do ta zbatojmë atë deri në fund. I kemi vendosur një pezullim për të respektuar kontratën që e kemi deri në fund të majit”.

Numri një i klubit të Tiranës u përpoq të tregonte para kamerave se Orges Shehi mezi e priste shkarkimin, pasi është në bisedime me klube të tjera. Halili la të kuptohet se ish-trajneri nuk është sjellë në mënyrë profesionale ndeshjet e fundit. Më pas Refik Halili, tregoi një foto të Shehit nën shoqërinë e presidentit të Dinamos, Ardian Bardhi.

“Orges Shehi po feston, shikoni festën, me presidentin e klubit të Dinamos në një lokal luksoz, me njerëzit e tij të afërt, me Çarçanin. Është gjë e mirë kjo”.

Për Orges Shehin flitet se ka interes nga disa klube të Superligës, siç janë Dinamo dhe Egnatia, por tani kushdo që kërkon ta emërojë do duhet të diskutojë kontratën me Tiranën edhe pse defakto durrsaku është i papunë.

Orges Shehi nën shoqërinë e Bardhit dhe gazetarit Carcani

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë