KOSOVË - Klubi nga Suhareka, FC Ballkani, ka konfirmuar largimin e trajnerit Orges Shehi, një lajm që ishte përfolur prej disa ditësh. Në një njoftim zyrtar në faqen e klubit, bëhet me dije se Shehi ka informuar skuadrën dhe drejtuesit pas ndeshjes me Drenicën se planifikonte të largohej në janar, por drejtuesit kanë vendosur që ndarja të ndodhë menjëherë, për të ruajtur stabilitetin e ekipit.
Në pritje të emërimit të trajnerit të ri, drejtimin e skuadrës do ta marrë përkohësisht Edon Gashi, trajneri aktual i ekipit U21.
Deklarata e klubit:
“FC Ballkani njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës së parë. Pas ndeshjes me Drenicën, ai kishte planifikuar largimin në janar, por pas vlerësimit të situatës, kryesia vendosi që largimi të ndodhë tani. Klubi i falënderon Shehit për punën dhe i uron suksese në karrierë. Deri në vendimin për trajnerin e ri, skuadrën do ta drejtojë Edon Gashi.”
48-vjeçari Shehi u ul në stolin e FC Ballkanit më 6 dhjetor 2024 dhe largohet pas 38 ndeshjeve, me një mesatare pikësh 1.74. Pas javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll, FC Ballkani me 23 pikë mban vendin e dytë në renditje, tre më pak se kryesuesit e Prishtinës.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.6%
-
Jo
76.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.6%
Vota total: 2385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë 121 milionë euro
16 Mars, 13:32
-
Presidenti i Krocisë: Ia kam thënë Vuçiçit personalisht se memorandumi me Shqipërinë dhe Kosovën s'është aleancë ushtarake
15 Mars, 21:52
-
Paralajmërimi për krizën politike në Kosovë, analisti amerikan: Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?
15 Mars, 14:40
-
Ligji hyn sot në fuqi/ Kosova ofron leje qëndrimi 12 muaj për serbët në veri, u njeh kartat e identitetit qytetarëve pa dokumente
15 Mars, 08:03
-
KF Tirana merr tri pikë jetike për mbijetesën, fiton 1-0 kundër Bylisit në ‘Selman Stërmasi’
14 Mars, 17:41
-
Kosova u njeh kartat e identitetit serbëve në Veri, Rama: Tani BE t’i heqë masat ndëshkuese
14 Mars, 17:14
-
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë
14 Mars, 14:14
-
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente! Ligjet hyjnë në fuqi nga nesër
14 Mars, 12:57
-
Në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, arrestohet 36-vjeçari në Fushë Krujë! Ishte dënuar për drogë dhe kalim të paligjshëm kufiri
14 Mars, 10:54
-
Ngërçi politik në Kosovë, Albin Kurti: Do i ftoj liderët e partive opozitare në takime të tjera për zgjedhjen e Presidentit të ri
13 Mars, 15:31
-
'Na duhet kokë e ftohtë dhe zjarr në muskuj e zemër', Orges Shehi para sfidës direkte kundër Bylisit: Ernest? Rëndësi ka stema e Tiranës e jo individi
13 Mars, 14:42
-
Një grup kongresmenësh dhe senatorësh në SHBA letër Rubios: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR në Kosovë rrezikon stabilitetin e Ballkanit
12 Mars, 17:51