Zyrtare/ Tre afrime me eksperiencë, Diego Longo formon Teutën

Zyrtare/ Tre afrime me eksperiencë, Diego Longo formon Teutën

Skuadra e Teutës

Diego Longo, trajneri i Teutës së bashku me drejtuesit e klubit durrsak janë duke afruar lojtarë me eksperiencë në ekip. "Djemtë e Detit" prezantuan dy afrimet e fundit në merkato, me Arsid Krujën dhe Aldi Gjumsin që i janë bashkuar italianit në stërvitje.

Kruja la Vllazninë e vendlindjes pas katër sezonesh, duke u rikthyer sërish në Durrës. Anësori luan në mesin e fushës dhe sulm, teksa pritet të jetë vlerë e shtuar në ekip.

Veç tij, Teuta ka bërë të vetin edhe Aldi Gjumsin, lojtarin që ka dalë nga akademia e Tiranës dhe ka qenë për disa sezone pjesë e ekipit të parë të bardhebluve. Për më shumë hapësira, sulmuesi anësor ka lënë bardheblutë për një aventurë të re në Durrës.

Kështu, pas Realdo Filit që rikthehet në Superligë, Teuta ka prezantuar edhe Krujën dhe Gjumsin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja