Ndonëse numërimi i votave nuk ka përfunduar në të gjitha shtetet, kandidati republikan kryeson ndjeshëm. Telefonata e Hillary Clinton e cila i uroi fitoren e zgjedhjeve, bëri që Trump që dalë para mbështetësve duke shpallur zyrtarisht fitoren.
Para mbështetësve Trump u shpreh se do të jetë President i të gjithë amerikanëve, ndërsa deklaroi se sfidë e presidencës së tij mbetet rindërtimi i vendit, Amerika e Madhe sic e cilesoi ai. Ndryshe nga fjalimet ne fushate, ku shpesh kritikohej për deklaratat, në këtë fjalim Trump u vlerësua pasi foli si njëe Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve.
"Ju falenderoj dhe ju kërkoj ndjesë që ju lash të prisni. Sapo mora një telefonatë nga Hillary Clinton dhe na uron për fitoren. E përgëzoj atë dhe familjen e saj për fushatën vërtetë të fortë. Hillary ka punuar për një kohë shumë të gjatë si Sekretare e Shtetit dhe ne i jemi shumë mirënjohëse asaj për atë që ka bërë për vendin. Unë do të jem një President i të gjithë amerikanëve. Ne kemi një plan të madh ekonomik për ekonominë e vendit. Emergjencë mbetet rindërtimi i vendit. Do rindërtojmë Amerikën e madhe. Tani që zgjedhjet që përfunduan, koha është që t'i futemi punës. Unë e dua shumë këtë vend dhe ju do të jeni krenar për Presidentin tuaj", u shpreh Trump.
Nga ana tjetër, kandidatja demokrate, Hillary Clinton nuk ka dalë para mbështetësve, ndërsa kompania që menaxhon fushatën e saj, Podesta, njoftoi se nuk do të ketë një dalje të saj, duke i kërkuar mbështetësve të largohen nga selia elektorale.
Harta zgjedhore marre nga Zeri Amerikes
Donald Trump shpall fitoren si President i SHBA
Fjalimi i parë pas humbjes/ Clinton e emocionuar, pranon humbjen
Hillary Clinton u shfaq e emocionuar në fjalimin e saj të parë, në përfundim të procesit zgjedhor në SHBA. Kandidatja demokrate u prit nga brohorimat e mbështetësve të saj në New Yorker Hotel në Manhattan, prej ku pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe uroi presidentin e ri të Amerikës Donald Trump.
“Ky nuk ishte rezultati që ne donim. Ishte një fushatë kreative, energjike. Ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës dhe të isha kandidatja juaj ishte një nder për mua. Jam e zhgënjyer ashtu si ju, është e dhimbshme dhe do të jetë për shumë kohë. Duhet ta pranojmë këtë rezultat dhe ti japim mundësi Donald Trump-it që të qeverisë. Të shikojmë nga e ardhmja.”- deklaroi ajo.
Hillary Clinton theksoi se demokracia parashikon një kalim paqësor të pushtetit dhe kërkon përfshirjen e të gjithëve jo vetëm njëherë, por çdo katër vjet’.
Ajo falënderoi presidentin në ikje Barack Obama dhe zonjën e parë Michelle Obama për punën e bërë në 8 vitet e fundit, ndërsa falënderimin kryesor ja dedikoi stafit të saj, vullnetarëve dhe të rinjve që u bënë pjesë e fushatës elektorale.
“Mos ndaloni kurrë, mos u dekurajoni, duhet të vijojmë të luftojmë”- deklaroi Clinton.
Trump 290 vota, Clinton 218. Ja shtetet që i dhanë fitoren
Trump hyri në ditën e zgjedhjeve me të paktën tre-apo-katër pikë përqindje pas Hillary Clinton në shumë sondazhe të fundit të opinionit. Por ai korri fitore spektakolare të hershme në shtetet elektorale të pasura si Karolina e Veriut dhe Florida.
Donald Trump është presidenti i 45 i SHBA. Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme ka befasuar me rezultatin e arritur duke siguruar 290 vota elektorale kundrejt 218 per demokraten. E sic shihet nga hartat ngjyra e kuqe përfaqësuese e republikanëve ka pushtuar pjesën më të madhe të shteteve. Manjati siguroi Alaskën Arizonen dhe jo vetem, shtete qe i kishte tashmë në xhep.
Por surprizia ishte në shtetë të tjera kyçe si Miçigam, Pensilvania, Wisconsin të cilat krejt ndryshe nga parashikimet votuan Donald Trump.
Fitorja e Trumpit erdhi e papritur, sepse ai siguroi shumicën e votave në të ashtuquajturat shtete të pavendosura, swing-states, pra që nuk dihet se për kë votojnë tradicionalisht, sic ishin Florida, Karolina Veriore dhe Ohio.
Edhe sa i përket votës popullore republikani fitoi 47.9% të mbështetjes kundrejt 47.3% për ish sekretaren. Sipas analizave, Trump siguroi 53% te votuesve burra dhe 42 % te votueseve gra.
Partia Republikane siguroi fitore të bindshme edhe në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Rezultatet janë; 47 demokratë në Senat dhe 51 Republikanët, në Dhomën e Përfaqësuesve 191 demokratë 236 republikanë
Vijon numërimi
Në 48 shtete në SHBA janë mbyllur zgjedhjet për Presidentin e ri, ndërsa nga rezultatet e deritanishme kandidati republikan, Donald Trump kryeson ndaj demokrates Hillary Clinton, por gara vijon të jetë mjaft e ngushtë.
Donald Trump kryeson me mbi 270 vota elektorale, kundrejt 218 të Hillary Clinton, por procesi vijon akoma, ndonëse asnjë rezultat nuk mund të ndikojë në fitoren e Trump.
Edhe përsa i përket votës popullore është miliarderi republikan ai që kryeson, ndaj demokrates, por vendimtare është vota elektorale në sistemin amerikan.
Kandidatëve për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë i duhet të sigurojnë 270 vota elektorale, numër të cilin kandidati republikan e ka tejkaluar.
Zgjedhjet në SHBA nuk kanë kaluar pa incidente, pasi në Kaliforni kanë vdekur 2 persona, ndërsa 2 të tjerë u plagosën, pasi një burrë rreth 30-vjeç, sipas të dhënave nga mediat amerikane hapi zjarr ndaj agjentëve jashtë një qendre votimi.
[gallery]19552[/gallery]
Zhvillimet minutë pas minute nga zgjedhjet në SHBA
08:51 Donald Trump fjalim para mbështetësve si President i ri i SHBA
"Ju falenderoj dhe ju kërkoj ndjesë që ju lash të prisni.
Sapo mora një telefonatë nga Hillary Clinton dhe na uron për fitoren. E përgëzoj atë dhe familjen e saj për fushatën vërtetë të fortë. Hillary ka punuar për një kohë shumë të gjatë si Sekretare e Shtetit dhe ne i jemi shumë mirënjohës asaj për atë që ka bërë. Unë do të jem një President i të gjithë amerikanëve.
Tani ka ardhur koha kur Amerika të shërojë plagët e përçarjes mes demokratëve dhe republikanëve. Ka ardhur koha të mblidhemi së bashku si një popull i bashkuar.
Unë i betohem çdo qytetari se do të jem president për të gjithë amerikanët dhe kjo është e rëndësishme për mua. Për ata që kanë zgjedhur të mos më mbështesin mua, ka pasur disa, shumë pak, unë flas me ju, ju kërkoj të më ndihmoni të punojmë së bashku të bashkojmë këtë popull. E jona nuk ishte fushatë, por një lëvizje e madhe, e jashtëzakonshme e përbërë nga m,miliona njerëz punëtorë që e duan vendin e tyre. Është lëvizje e të gjithë amerikanëve të të gjitha racave, feve që kanë besimin për t’i shërbyer kombit.
Duke punuar së bashku ne do të fillojmë të rindërtojmë kombin tonë dhe të ribëjmë ëndrrën amerikane. E kam shpenzuar gjithë jetën në biznes duke parë potencialet e njerëzve, këtë dua të bëj për vendin tim. Ka një potencial të jashtëzakonshme.
Çdo amerikan do ketë mundësinë të kuptojë potencialin e tij. Asnjeri nuk do të harrohet më në këtë vend. Ne do të rregullojmë qytetet tona të brendshme, do të rindërtojmë infrastrukturën tonë që do të bëhet puna e dytë. Do të fusim miliona njerëz në punë, teksa rindërtojmë vendin.
Do të kujdesemi për veteranët tanë të mëdhenj, që kanë qenë kaq besnikë. Kam njohur disa prej tyre gjatë fushatës. Veteranët janë njerëz të mrekullueshëm. Kemi një plan të madh ekonomik, do të dyfishojmë rritjen, do të kemi ekonominë më të madhe në botë. Do të kemi marrëdhënie shumë të mira.
Asnjë ëndërr nuk është aq e madhe, asnjë sfidë nuk është aq e madhe, Amerika do të kërkojë vetëm më të mirën. Duhet të rimarrim në dorë fatin e vendit tonë. Do të ëndërrojmë për gjëra të bukura dhe të suksesshme në vendin tonë”.
Dua t’i them komunitetit botëror se nëse vendosim interesin amerikan në fillim, do të kemi marrëdhënie shumë të mira.
Dua të falënderoj prindërit e mi.
Njerëz të mëdhenj, kam mësuar shumë prej tyre. Dua të falënderoj motrat e mia, janë këtu. Ku janë, janë shumë të turpshme. Dua të falënderoj vëllain tim, mikun tim më të mirë. Edhe vëllain tim që ka humbur jetën.
Melanian dhe Don dhe Ivanka dhe Erick dhe Tifaninë dhe Daren Më keni dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme… Thoshit se ishim një staf i vogël, shihni sa grup i madh jemi. Kemi njerëz të jashtëzakonshëm, të talentuar. Ka qenë një kohë e veçantë.
Dua të falënderoj ish-kreun e bashkisë së New York Rudi Guliani. Ai ka udhëtuar me ne, është i pabesueshëm. Ka qenë një ngjarje historike por për të bërë një punë të madhe duhet të punojmë shumë. Ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej kurrë.
Ndërsa fushata ka përfunduar, puna jonë në këtë lëvizje sapo ka nisur. Do të punojmë menjëherë për popullin amerikan dhe do të bëjmë një punë që ju të jeni krenar për presidentin tuaj. Është nderi im. Ka qenë një natë e mahnitshme. Faleminderit!”
08: 48 Zv/presidenti i ri i SHBA, Pence: Populli amerikan foli
Mike Pence është zv/Presidenti i ri i SHBA-së. Ai doli i pari para mbështetësve republikanë duke shpallur fitoren e kandidatit Donald Trump.
"Populli amerikan foli dhe ka zgjedhur kampionin e tij të ri. Amerika ka një President të ri. Do të jem zv/presidenti juaj, zv/presidenti i SHBA-së", u shpreh Pence.
Zv/presidenti i ri i SHBA i dedikoi një falenderim të veçantë familjes së tij për mbështetjen që i kanë dhënë.
08:45 Zyrtare/Donald Trump President i ri i SHBA-së
08:40 Clinton telefon Trump dhe i uron fitoren
Kandidatja demokrate, Hillary Clinton ka telefonuar rivalin e saj, Donald Trump për t'i uruar fitoren e zgjedhjeve Presidenciale.
07:45 Podesta: Hillary Clinton nuk do të mbajë fjalim këtë mbrëmje
Kompania që menaxhon fushatën e Hillary Clinton, Podesta group ka njoftuar se nuk do të ketë fjalim nga kandidatja demokrate këtë mbrëmje. Deklarata u bë nga një përfaqësues i Clinton përpara mbështetësve të ish-sekretares amerikane të shtetit.
07: 40 Mbështetësit e Clinton largohen nga shtabi elektoral
Në një kohë kur numërimi i votave po shkon drejt fundit dhe pas pak minutash SHBA do ketë Presidentin e ri, në shtabin elektoral të kandidates amerikane, Hillary Clinton ka zhgënjim. Mbështetësit e saj kanë nisur të largohen nga selia elektorale. Ndërkohë, nga ana tjetër, në kampin republikan ka nisur festa.
07:25 Trump fiton në Pensilvani e në këtë mënyrë sipas mediave fiton kontrolin e Senatit
Kandidati republikan Donald Trump ka fituar edhe në shtetin e Pensilvanisë. Trump kryeson ndaj Clinton me 48% të votave. Në Pensilvani Trump ka siguruar 20 vota elektorale, duke siguruar 266 vendeve në Kongresin amerikan. Trump i duhen edhe 3 vende për të siguruar 270 mandatet e Kongresit e duke u shpallur automatikisht fitues i zgjedhjeve Presidenciale.
07:20 Trump fiton edhe në Alaska, merr 3 vota elektorale
07:15 Hillary Clinton fiton në Maine, ku sigurohen 4 vota elektorale
06:40 Obama: Çfarëdo që të ndodhë, SHBA mbeten vendi më i madh
Ndërsa kishin mbetur shumë pak për të shpallur fituesin presidenciale, Presidenti në ikje Oboma reagoi në rrjetin social twitter duke i dhënë një mesazh të gjithë shtetasve.
“Zgjedhjet kanë qenë rraskapitëse, të vështira dhe nganjëherë të çuditshme. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh, dielli do të lindë në mëngjes dhe Amerika prapë do të jetë vendi më i madh në Tokë", u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ai shtoi se qytetarët nuk duhet ta konsiderojnë veten demokratë ose republikanë, por amerikanë.
06:38 Trump kryeson me 244 vota nga 215 të Clinton/ Duhen 270 vota
06:25 Donald Trump trondit bursën, frikë në SHBA!
Fitorja e mundshme e Donald Trump duket se ka filluar të shkaktojë lëkundjet e para të ekonomisë, pasi rezultatet për triumf përballë Clinton kanë bërë që të tronditet bursa, pasi “Dow Jones” ra me 750 pikë.
06:06 Votat elektorale, Trump 238, Clinton 209, për të fituar duhen 270 vota
05:36 Obama: Çfarëdo që të ndodhë, Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i madh
Obama: Çfarëdo të ndodh, në Amerikë dielli do ndricojë në mëngjes
“Çfarëdo që të ndodh SHBA mbetet vendi më i madh në botë dhe dielli do të ndriçojë sërish” është ky mesazhi që dha Barack Obama presidenti në ikje ndërsa Amerika pritet të shpallë presidentin e ri.
05:30 Pritet të mbyllet votimi në Alaska, California, Hawaii, Washington
05:25 Përfundon votimi në Idaho, Iowa, Montana, Nevada, Oregon, Utah
05:22 Hillary Clinton përmbys Trump, kryeson me 10 vota elektorale
04:38 Trump kryeson me 167 vota, Clinton 122 vota
Shtetet e fituara nga Trump
Indiana - 11 vota elektorale
Kentucky - 8 vota elektorale
West Virginia - 5 vota elektorale
Teeneesse - 11 vota elektorale
Mississippi - 6 vota elektorale
Oklahoma - 7 vota elektorale
North Dakota - 3 vota elektorale
South Dakota - 3 vota elektorale
Wyoming - 3 vota elektorale
Nebraska - 3 vota elektorale
Arkansas - 6 vota elektorale
Kansas -6 vota elektorale
Texas - 38 vota elektorale
Tennessee - 11 vota elektorale
Alabama - 9 vota elektorale
South Carolina - 9 vota elektorale
Ohio - 18 vota elektorale
Missouri - 10 vota elektorale
Montana - 3 vota elektorale
Alaska - 3 vota elektorale
Pensilvania- 20 vota elektorale
Shtetet e fituara nga Clinton
Vermont - 3 vota elektorale
Massachusetts - 11 vota elektorale
Rhode Island - 4 vota elektorale
New Jersey - 14 vota elektorale
Maryland - 10 vota elektorale
Delaware - 3 vota elektorale
Washington - 3 vota elektorale
Illinois - 20 vota elektorale
California- 55 vota elektorale
New York - 29 vota elektorale
Connecticut - 7 vota elektorale
New Mexico - 5 vota elektorale
Virginia - 13 vota elektorale
Nevada- 6 vota elektorale
Maine- 4 vota elektorale
03:40 Trump në avantazh, ndjek situatën nga kampi i tij!
03:30 Ishte planifikuar party, por aktualisht heshtje në shtabin e Clinton!
03:16 Votat elektorale, Trump kryeson me 128 vota, 97 Clinton, për të fituar duhen 270 vota
03:15 Clinton: Çfarëdo që të ndodhë sonte, faleminderit për gjithçka
Hillary Clinton pas mbylljes së votimeve përmes një statusi u shpreh se “Ky ekip ka shumë për të qenë krenar. Çfarëdo që të ndodhë sonte, faleminderit për gjithçka”.
03:10 Trump: E trishtueshme, që Bush nuk kanë votuar për mua
Kandidati republikan për president Donald Trump e quajti të trishtueshëm vendimin e ish-presidentit George W. Bush për të mos votuar për të.
02:58 Pesimizmi i kampit të Trump
Një këshilltar i Donald Trump pas përfundimit të votimit deklaroi se "Do të na duhet një mrekulli që të fitojmë këto zgjedhje".
02:50 SHBA, 2 të vdekur në Kaliforni
Kaliforni, shkon në 2 numri i viktimave, ndërsa 2 kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri jashtë një qendre votimi Azusa.
[gallery]19553[/gallery]
02:41 Rezultatet sipas CNN
Clinton: 68 vota elektorale
Trump: 66 elektorale
Clinton fiton në;
Vermont - 3 vota
Illinois - 20 vota
New Jersey - 14 vota
Massachusetts - 11 vota
Maryland - 10 vota
Rhode - 4 vota
Delaware - 3 vota
Columbia- 3 vota
Trump fiton në;
Kentucky - 8 vota
Indiana - 11 vota
West Virginia - 5 vota
Mississipi - 6 vota
Oklahoma - 7 vota
Tenesse - 11 vota
South Carolina - 9 vota
Alabama - 9 vota
02:30 Hillary Clinton kryeson me 101 vota elektorale, kundrejt 73 të Donald Trump.
02:25 Garë e fortë po zhvillohet në Florida mes dy kandidatëve
02:22 Kandidatëve për t’u zgjedhur u duhet të sigurojnë 270 vota elektorale
02:18 Votat elektorale/ Clinton 130, ndërsa Donald Trump 64 vota
02:00 Rezultatet/ Kryeson Clinton
Mediat amerikane raportojnë se Trump ka fituar në Indiana, Kentucky, Virginia, Ohio, Georgia, Florida, North Carolina, ndërsa Clinton kryeson në Kolorado, Pensilvani, Nevada, Vermont, Neë Hampshire, Wisconsin.
01:59 Në 32 shtete në SHBA janë mbyllur zgjedhjet për Presidentin e ri.
01:56 Exit- Poll-et, Trump kryeson në Indiana, Kentucky, Virginia, Ohio, Georgia, Florida, Karolinën e Veriut
01:55 Exit- Poll-et, Clinton kryeson në Kolorado, Pensilvani, Nevada, Vermont, New Hampshire, Wisconsin
01:25 Exit- Poll-et, Trump kryeson në Indiana, Kentucky, New Hampshire, Virginia, Georgia, Ohio
01:30 Exit- Poll-et, Clinton kryeson në Florida, Kolorado, Pensilvani, Nevada, Vermont, Wisconsin
01:16 Exit- Poll-et, Clinton kryeson në 6 shtete, ndërsa Trump në 3 shtete
01:15 Zgjedhjet në SHBA, mbyllet votimi në 6 shtete
Alabama, Florida, Georgia, New Hampshire, Karolinën e Jugut, Vermont, Virginia.
00:55 Të shtënat me armë në Kaliforni, një i vdekur, 3 të plagosur
Nga të shtënat në Kaliforni ka humbur jetën njëri nga të plagosurit, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të shtënat kanë ndodhur jashtë një qendre votimi në Azusa, e cila është mbyllur. Nuk dihet nëse incidenti ka lidhje me zgjedhjet.
00:45 Donald Trump fiton në Kentaki
Sipas sondazhit të parë Donald Trump fiton në Kentaki me 75.8% të votave kundër Hillary Clinton me 21.4%.
00:30 Të shtëna me armë në Kaliforni, 3 të plagosur
SHBA, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Kaliforni, raportohet për 2 të plagosur.
00:20 Exit Poll-et e para, Clinton kryeson
Ende pa u mbyllur të gjitha votimet në të gjitha shtetet në SHBA, nga Exit Poll-et e para, Clinton kryeson përballë Trump.
00:15 Mbyllet votimi në dy shtete, Indiana, Kentucky
Në orën 1 e 30 të mëngjesit mbyllen qendrat e votimit
Në orën 1 e 30 të mëngjesit mbyllen qendrat e votimit në Virxhinian Perëndimore, Karolinën e Veriut dhe Ohio. Në dy shtete e fundit mbahet fryma pezull pasi mund të çojnë Donald Trump drejt Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa qendra e votimit në shtete të tjera të lëkundura, si në Florida mbyllen në 2 të mëngjesit. Mes 2 e 30 dhe orës 5 të mëngjesit mbyllen e qendrat në 24 shtete e në këto orë mund të dalë edhe emri i fituesit.
‘Fitorja’ e parë e Hillary Clinton
Hillary Clinton 4, Donald Trump 2, Gary Johnson 1 dhe nënshkrim surprizë; Mitt Romney. Me votat e tetë rezidentëve Dixville Notch e tha fjalën e saj. Komuniteti i shkëputur i kontesë Coos në New Hampshire, njihet për traditën e votimit në mesnatë ditën e zgjedhjeve presidenciale.
Rajoni i harruar në rrugën ndërmjet Maine-it dhe kufirit kanadez, merr jetë në ato pak minuta konflikti demokratik. Ky rit zgjat për më shumë se gjysmë shekulli.
Shqiptarja Jetmira Ruçi: Jemi në favor të Hillary Clinton
Shqiptarja Jetmira Ruçi votoi në New York. Në një komunikim telefonik në Report TV votuesja shqiptare në SHBA deklaroi se pjesëmarrja në votime ka qenë tepër e lartë, ndërsa komuniteti shqiptar në zonën ku ajo jeton janë në favor të Hillary Clinton.
"Kam komunikuar me shumë shqiptarë që jemi këtu, dhe sondazhet kanë treguar se janë në favor të Hillary Clinton"- deklaroi shqiptarja.
Voton Joe Biden
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joe Biden, përqafoi punëtorët e vendvotimeve dhe përshëndeti vajzat e reja duke votuar në shkollën Alexis I. du Pont High në Wilmington, të martën në mëngjes, transmeton Klan Kosova.
“Lajmi i keq është se unë nuk po shkoj larg”, ka thënë me shaka Biden, duke shtuar se ai do të vazhdojë të luftojë kundër pabarazisë në të ardhura, pasi ai të largohet nga detyra.
Senatori demokrat Bernie Sanders voton për Clinton
“ Është një ditë e veçantë. Uroj që të mposhtim Donald Trump e ta mundim thellë. Në fushatën e tij ai u përpoq të n andante dhe kjo nuk është aspak mirë për vendin tonë” kështu u shpreh senatori i Vermontit Bernie Sanders ndërsa iu drejtua kutive të votimit dhe nga ku deklaroi se ka votuar Hillary Clinton
Trump nis ankesat: Po transformohen votat
“Ka probleme elektronike të cilat kanë transformuar vota e republikanëve në vota për demokratët.” Është kjo ankesa e parë e kandidatit republikan Trump .Madje ai ka kërkuar informacione mbi 4 qendra votimi në Las Vegas pasi disa vota sipas stafit të tij janë regjistruar përpara kohës së votimit. Por ka qenë gjykatësi i cili hedhur poshtë pretendimin e kandidatit.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Jill, Biden u shfaq i qeshur madje duke pozuar për një selfie me votuesit.
Ai gjithashtu përshëndeti vullnetarët për ndihmën në proceset që po zhvillohen normalisht.
Pasi kaloi më pak se një minutë dhe hodhi votën e tij, nënkryetari deklaroi se “kjo është një ditë e bukur për të votuar”.
Amerikanet do te zgjedhin
Amerikanët do të zgjedhin presidentin e tyre dhe zëvendëspresidentin duke votuar në një territor të gjerë ndarë nga katër fasha oraresh. Qendrat e para të votimit do të mbyllen në krahun lindor në orën 00:00 GMT të mërkurën dhe të fundit në Alaska në orën 06:00 GMT të të mërkurës.
Festimet do të fillojnë në orën 19:00 të ditës së martë (00:00 GMT e mërkurë) kur të gjithë qendrat e votimit nga Xhorxhia, Karolinë e Jugut, Virxhinia dhe Vermonti si dhe në Indiana dhe Kentucky do të kenë përfunduar votimet.
Të papriturat e para mund të shfaqen në Xhorxhia nëse Donald Trump humb këtë shtet të pjesës jugore fituar zakonisht nga republikanët dhe nga Virxhinia nëse ky shtet, fituar në vitin 2012 nga presidenti demokrat, Barack Obama, i ikën nga duart Hillary Clintonit.
Gjysmë ore më vonë, në 00:30 GMT, tronditja mund të ndodhë në shtetet kyçe të Ohajos dhe Korlinën e Veriut që numërojnë respektivisht 18 dhe 15 zgjedhës të mëdhenj. Ohajo, shtet rural dhe industrial ka qenë historikisht demokrat dhe Karolina e Veriut historikisht republikane.
Televizionet që do të japin rezultatet shtet për shtet në sajë të një sistemi të sofistikuar për rinumërimin e pjesshëm të votave, sonzhet në qendrat e votimit dhe parashikimet e tyre, nuk parashikojnë përgjithësisht 55 zgjedhësit e mëdhenj nga Kolifornia fituar nga demokratët për të qenë pranë emrit të presidentit të ardhshëm të SHBA-së.
Këtë vit duke pasur parasysh rezultatet e ngushta në sondazhe këto ditët e fundit, mbrëmja në SHBA, nata në Evropë mund të jetë shumë e gjatë, kryesisht nëse asnjë rezultat nuk del në Florida.
[gallery]19551[/gallery]
Redaksia Online
d.b/er.u/xh.k/e.m/l.q/shqiptarja.com