ZYRTARE/ U afruan në verë me bujë, Partizani 'divorcohet' me dy futbollistët

ZYRTARE/ U afruan në verë me bujë, Partizani 'divorcohet' me dy futbollistët

Lojtarët e Partizanit

Partizani ka zyrtarizuar dy largime. Aristoteles Romero dhe Matej Cvetanovski nuk janë më lojtarë të "Demave", teksa kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit për t'u larguar me marrëveshje. Të afruar në merkaton e verës, dyshja nuk u ngrit asnjëherë në lartësinë e detyrës.

Romero u shoqërua nga një dëmtim gjatë gjithë periudhës që ishte pjesë e Demave, teksa luajti vetëm 70 minuta në dy ndeshje. Në rikthimin e dytë, 27 vjeçari nuk tregoi asgjë nga bagazhi i tij teknik. Ndërkohë 25 vjeçari Cvetanovski ishte një dështim duke luajtur vetëm në tetë ndeshje për 321 minuta, teksa prej tij pritej shumë nga stafi teknik.

"FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Matej Cvetanoski dhe Aristoteles Romero. Të dy lojtarët të cilët u afruan në merkaton e verës kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën me klubin. FK Partizani falënderon Matej Cvetanoskin dhe Aristoteles Romeron për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tyre sportive", njofton Partizani.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë