Zyrtare/ U përfol Shevchenko, Kosova zgjedh trajnerin e ri në futboll! I ka drejtuar më herët Dardanët

Zyrtare/ U përfol Shevchenko, Kosova zgjedh trajnerin e ri në futboll! I ka drejtuar më herët Dardanët

Primozh Gliha, trajneri i ri i Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur t'ia besojë stolin e ekipin A trajnerit Primoz Gliha. Slloveni rikthehet në stolin e Dardanëve pas shkarkimit të Alain Giresse.

"Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit në Kosovë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave.Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024. Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards", njofton FFK-ja.

Kujtojmë se Primoz Ghila ka ka drejtuar Kosovën në dy takime, duke marrë një humbje me Jordaninë (miqësore) dhe një barazim me Greqinë (1-1) më 14 nëntor 2021, për grupet e Botërorit, para se FFK t'ia besonte stolin Alain Giresse. 55-vjeçari në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Gorica, NS Mura, Koper, Sllovenia U-21 dhe Kosovën. Ndër emrat e përfolur për stolin e Kosovës ishte edhe legjenda e Ukrainës, Andry Shevchenko.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë