Zyrtare: UEFA fillon hetimet kundër Barcelonës, rrezikohet përjashtimi nga Champions League
Stadiumi 'Camp Nou' në Barcelonë
UEFA ka nisur një hetim për Barcelonën, për shkak të pagesave të klubit spanjoll ndaj një kompanie që drejtohej nga ish-shefi i arbitrave në Spanjë, Enriquez Negreira. Tanimë edhe zyrtarisht Barça rrezikon mos pjesëmarrjen në Champions League sezonin që vjen.
“Në përputhje me nenin 31.4. Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s do të kryejnë një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s”, shkruhet në njoftimin zyrtar.
Organizata evropiane e futbollit kërkoi të enjten një hetim për këtë çështje, e cila tashmë po ndiqet nga prokurorët në Spanjë. Rregulloret e Ligës së Kampionëve në fuqi që nga prilli 2007 lejojnë UEFA-n të ndalojë skuadrat nga garat për një sezon, nëse ato janë të përfshira në 'caktimin' e ndeshjeve.
UEFA tha të enjten se u kërkoi inspektorëve disiplinorë që të "kryejnë një hetim në lidhje me një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga FC Barcelona në lidhje me të ashtuquajturin "Çështja Negreira". Dokumentet e gjykatës tregojnë se Barcelona ka paguar 7.3 milionë euro (7.7 milionë dollarë) nga 2001-2018 për kompaninë e José María Enríquez Negreira, ish-zëvendës presidenti i komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll.
Barcelona ka mohuar vazhdimisht çdo konflikt interesi, duke thënë se ka paguar për raportet teknike për gjyqtarët, por kurrë nuk është përpjekur të ndikojë në vendimet e tyre në ndeshje.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, a duhet të tërhiqet qeveria Kurti?
-
Po
44.3%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 2370
Lajme të tjera
-
Golashënues dhe kampion në Spanjë, Myrto Uzuni vlen 25 milionë euro
29 Maj, 17:13
-
Kryeministri spanjoll dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet vendore: Votat kundër nesh na përçojnë një mesazh
29 Maj, 11:55
-
Barcelona bën detyrën ndaj Mallorcas në ndeshjen e parafundit! Dy legjendat e klubit mes lotësh përshëndeten me ‘Camp Nou-n’
28 Maj, 21:34
-
Lionel Messi do të largohet nga PSG këtë verë, ja cilat janë destinacionet e mundshme për argjentinasin
28 Maj, 16:26
-
I lindur për futboll, Ronaldinho dhuron spektakël në moshën 43-vjeçare (VIDEO)
27 Maj, 13:49
-
Real Madrid dhe Barcelona humbasin të drejtën për ‘El Clasico’
26 Maj, 17:44
-
Plaçkitet shtëpia e Kluivert, hajdutët i rrahin bashkëshorten dhe marrin sende me vlerë
25 Maj, 16:55
-
GOLAT/ Real Madrid fiton derbin e vogël, suksesi është për Vinicius! Espanyol 'çmend' Atl. Madridin
25 Maj, 12:58
-
Zbardhet misteri i vdekjes së 22-vjeçares shqiptare në Spanjë, pas 9 vitesh i dashuri i saj pranon krimin: I hodha acid dhe e murosa
24 Maj, 22:51
-
Tjetër ‘veteran’ njofton largimin nga Barcelona! Jordi Alba lë katalanasit pas 11 vitesh
24 Maj, 20:15
-
GOLAT/ Kampion në La Liga, Barcelona fillon me 'dhuratat'! Valladolid i shënon 3 herë
24 Maj, 09:42
-
Ekskluzive/ Braktisi kombëtaren shqiptare, UEFA lejon Andrea Ndojin të luajë për Greqinë
23 Maj, 20:29