Zyrtare/ UEFA: Ja kundërshtarët 
  e mundshëm të Skënderbeut

Zyrtare/ UEFA: Ja kundërshtarët <br />  e mundshëm të Skënderbeut
Uefa në faqen zyrtare në internet mëngjesin e sotëm ka konfirmuar edhe zyrtarisht kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut për shortin e play-off që hidhet sot në orën 12:00. Ashtu siç është paralajmëruar edhe këto ditë nuk ka ndonjë surprizë në llogaritjen e koefiçentëve dhe korçarët do të kenë kundërshtar një mes Basel, Apoel Nikozia,  Borisov,  Zagred dhe Celtic. Skënderbeu bën pjesë në atë që quhet “Champions Route” pra në grupin ku përballen skuadrat kampione por për shkak të koefiçentit më të vogël ndodhet në vazon e dytë në të ashtuquajturin grup “unseeded”.

Këto janë edhe dy vazot që do shortohet për “Champions Route” për fazën play-off.

Champions route
Seeded: FC Basel (SUI), Celtic (SCO), APOEL (CYP), BATE Borisov (BLR), Dinamo Zagreb (CRO)

Unseeded: Maccabi Tel-Aviv (ISR), Partizan (SRB), Malmö (SËE), Skënderbeu (ALB), Astana (KAZ)

uefa

Por në fazën play-off të Championsit futen në lojë edhe skuadra të mëdha si Manchester United ,Lazio apo Valencia e Bayer Leverkusen në atë që quhet “League Route”

League route
Seeded: Manchester United (ENG), Valencia (ESP), Bayer Leverkusen (GER), Shakhtar Donetsk (UKR), Sporting CP (POR)
Unseeded: CSKA Moskva (RUS), Lazio (ITA), Club Brugge (BEL), AS Monaco (FRA), Rapid Wien (AUT)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore