TIRANE-Komisioni i Venecias konfirmoi sot zyrtarisht kushtetutshmërinë e ligjit të Vettingut. "Ligji është në përputhje të plotë me kushtetutën në çdo detaj të tij". Është ky opinioni final i juristëve të Komisionit të Venecias për ligjin shqiptar të Vettingut.
Burime zyrtare pranë këtij Komisioni bëjnë të ditur se opinioni përfundimtar është miratuar sot, në përgjigje të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, duke e vlerësuar Vetting-un në përputhje me ligjin themeltar të shtetit, ndryshe nga sa pretendonte Partia Demokratike. Ishte kjo e fundit e cila me vendimin për të pezulluar Vettingun në 25 tetor, iu drejtua Venecias për një opinionin lidhur me vlefshmërinë e tij kushtetuese.
Opinioni i zbardhur i Komisionit të Venecias
"Ligji është në përputhje të plotë me kushtetutën në çdo detaj të tij". Është ky opinioni final i juristëve të Komisionit të Venecias për ligjin shqiptar të Vettingut.
Opinioni do të miratohet në seancat e komisionit në datën 8 ose 9 dhjetor, por i është përcjellë paraprakisht dhe partive politike shqiptare. Dokumenti me konkluzionet e Venecias i paraqitet Coreperit, ose ndryshe të Këshillit të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian në Bruksel. Këta të fundit janë mbledhur pasditen e së mërkurës në orën 16:00 për t’u njohur mbi ligjshmërinë e Vettingut.
Më pas ky dokument do t'i përcillet nëpërmjet tyre qeverive të vendeve anëtare të BE-së për të përgatitur raportin mbi negociatat shqiptare. Pasi Vettingu ishte kushti kryesor për caktimin e një date për hapjen e tyre.
Kjo bën që pavarësisht vendimit të gjykatës kushtetuese pas datës 9, vendet e B-së ta kenë të qartë çdo të bëjnë me negociatat shqiptare.
Burime të Report Tv nga partitë politike që kanë lexuar opinionin, sqarojnë se tek konkluzionet theksohet se ligji nuk cenon as kushtetutën e as nenin 6 të konventës europiane të të drejtave të njeriut.
“Ky ligj respekton nenin 6 të konventës se garanton shkallët e ankimit. I garanton dhe komisioni i pavarur dhe kolegji i apelimit pranë gjykatës kushtetuese”, shkruhet në opinion Venecias.
Venecia sheh në rregull dhe rolin e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, të cilat sipas PD-së dublonin institucionet e tjera të Vettingut dhe kishin varësi direkte nga qeveria.
Ne opinionin e tyre, Komisioni i Venecias nuk shikon shqetësues faktin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të deklarojnë për të kaluarën e tyre konktatet me persona të krimit të organizuar.
“Forma e përcaktuar në Aneksin 3 të ligjit të Vettingut kërkon që personi të deklarojë, nëse ka pasur kontakte te papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe të listojnë këto kontakte.
Qoftë edhe një kontakt i vetëm kërkohet për t'u deklaruar. Nuk do të ishte një detyrë veçanërisht e vështirë për të plotësuar këtë deklaratë, vec nëse ky është një gjykatës apo prokuror, kontaktet e te cilit me krimin e organizuar janë shume të zgjeruara”.
Venecia rrëzon PD-në
Edhe partitë politike janë njohur sot me opinionin përfundimtar të Venecias, mes tyre dhe PD, kundershtuesja e flaktë e përmbajtjes se ligjit të Vetting. Ishte kjo e fundit e cila me vendimin për të pezulluar Vettingun në 25 tetor, iu drejtua Venecias për një opinionin lidhur me vlefshmërinë e tij kushtetuese, duke pranuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Unionit të Gjyqtarëve.
Ndërkaq, i kontaktuar nga Report Tv, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, u shpreh se ende nuk e ka marrë opinionin final të Komisionit të Venecias, duke mosdhënë përgjigje për qëndrimin që do të mbajë Gjykata kushtetuese.
Opinioni i Komisionit të Venecias do të jetë bazë për vlerësimin e rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së në 15 dhjetor të këtij viti.
Dokumenti me konkluzionet e Venecias i paraqitet sot Coreperit, ose ndryshe të Këshillit të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian në Bruksel.
Zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese, Opinioni i Komisionit të Venecias vjen pas miratimit të tij formal në sesionin e Dhjetorit në Komisionin e tyre, që do të mbahet në datën 9 Dhjetor. Në bazë të këtij dokumenti, Gjykata Kushtetuese shqiptare do të japë verdiktin e saj mbi ankesën e PD dhe Unionit të Gjyqtarëve për këtë ligj. Pavarësisht se çfarë verdikti do të japë Kushtetuesja, do të jenë vetë partitë politike shqiptare që duhet t’i nënshtrohen atij, kurse Brukseli e mori tashmë që këtë të mërkurë përgjigjen mbi kushtetueshmërinë e ligjit të Vetting-ut.
Redaksia Online
(dy.b/l.q/d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO