Zyrtare, Vlahutin pasuesja e Sequit
Meta: Do forcojmë bashkëpunimin!

Zyrtare, Vlahutin pasuesja e Sequit<br />Meta: Do forcojmë bashkëpunimin!
TIRANE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin. 

Kryeparlamentari Meta e uroi Ambasadoren Vlahutin për marrjen e detyrës së re në drejtim të Prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri, ndërsa njëkohësisht rikonfirmoi vullnetin e plotë të Kuvendit për forcimin e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e BE në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Meta u shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE ia shton përgjegjësitë Shqipërisë dhe të gjithë klasës së saj politike, duke theksuar se reformat kyçe në kuadër të axhendës evropiane të Shqipërisë kërkojnë pjekuri politike, gjithëpërfshirje dhe një klimë më konsensuale.

Romana Vlahutin do të zëvendësojë kështu në këtë post, ish-ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i cili u largua nga vendi ynë, pas marrjes së detyrës së tij të re, si Shef i Kabinetit të Ministres së Jashtme italiane Frederica Mogherini. 

Rreth një muaj më parë, televizioni A1 Report, bëri të ditur lajmin se diplomatja kroate, ishte kandidatja kryesore për të marrë postin e ambasadores së re të BE-së në vendin tonë. Diplomatja kroate Romana Vlahutin ambasadorja e re e BE në Shqipëri

Vlahutin deri më tani ka mbajtur postin e këshilltares së presidentit kroat për çështjet e politikës së jashtme, ndërsa njihet si njohëse e mirë e politikës së rajonit dhe BE-së. Gjithashtu, diplomatja kroate ka qenë një nga emrat kyç që ka negociuar për anëtarësimin e Kroacisë në BE. Ja kush është diplomatja kroate Vlahutin

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore