E ka kërkuar edhe Kukësi, Vllaznia zyrtarizon trajnerin me shumë eksperiencë

E ka kërkuar edhe Kukësi, Vllaznia zyrtarizon trajnerin me shumë eksperiencë

Pas disa afrimeve në merkato, por edhe rinovimeve, klubi i Vllaznisë që këtë sezon është rikthyer në Superligë ka zyrtarizuar sot edhe trajnerin e ri. Klubi shkodran I ka besuar stolin maqedonasit Mirsad Jonuz, i cili ka një eksperiencë mjaft të madhe në vendin e tij. Përveç klubeve kryesore si Rabotniçki por edhe të tjerë, Mirsad ka drejtuar për dy vite edhe kombëtaren e Maqedonis së Veriut.

Gjithashtu në CV-në e 57-vjeçarit vlen për t’u theksuar edhe një eksperiencë 6-vjeçare me Kombëtaren U-21 te Maqedonisë, ndërsa prej 6 vitesh ai ka qëndruar pushim. Sipas informacioneve nga klubi i Vllaznisë mes palëve ka një marrëveshje totale, ndërsa në ditët në vijim pritet që Jonuz të mbërrijë në Shkodër.

Te Vllaznia Mirsad do të marrë vendin e Agim Canajt, trajnerit që drejtoi për pjesën e dytë të sezonit ekipin. Për t’u theksuar që Mirsad është përmendur edhe herë të tjera për të marrë drejtimin e kluebeve në Shqipëri, por në një rast trativat me Kukësin dështuan.

Postimi i klubit të Vllaznisë

Trajneri maqedonas gjatë karrierës së tij në drejtim ka punuar me disa ekipe duke filluar nga ai i Rabotniçkit, për të vazhduar me Pobeda Prilep, para se të merrte drejtimin e kombëtares U21 të Maqedonisë të cilën do ta drejtonte nga vitet 2003-2009. Në këtë vit i është besuar drejtimi i ekipit të parë të kombëtares së vendit fqinj. Në krye të kombëtares maqedonase ka qëndruar për dy vite duke e drejtuar në 30 ndeshje.

Pas kësaj, ka punuar në krye të ekipit qipriot Nea Salamis. Ka provuar të jetë edhe drejtor teknik tek FC Horizont Turnovo në vendin e tij ndërsa në sezonin e kaluar ka qenë trajner i ekipit FC Aiginiakos në Greqi.

Me z. Jonuz drejtuesit e klubit Vllaznia kanë rënë parimisht dakord për gjithçka sa i takon kushteve të kontratës dhe ai pritet që në ditët në vijim të mbërrijë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar zyrtarisht para mediave. Pas kësaj, do të vihet në krye të ekipit për të filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin