Zyrtare/ Vllaznia përfiton 200 mijë euro dhe mban një pjesë të kartonit, Rejan Alivoda bëhet ‘sheik’

Zyrtare/ Vllaznia përfiton 200 mijë euro dhe mban një pjesë të kartonit, Rejan Alivoda bëhet ‘sheik’

Rejan Alivoda

Vllaznia ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale transferimin e Rejan Alivodës te Ittihad Kalba Club, në Emiratet e Bashkuara Arabe. 21-vjeçari është pjesë e Kombëtares Shpresa, teksa është prezantuar me fanellën me numrin gjashtë mbi shpinë.

Largimi është njoftuar edhe nga klubi shkodran, që do përfitojë 200 mijë euro dhe ia ka dalë të mbajë në pronësi 20 përqind të kartoni nga një rishitje e mundshme e lojtarit.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me “Ittihad Kalba Club” të liges superiore te Emirateve të Bashkuara Arabe për transferimin e futbollistit Rejan Alivoda teksa klubi ynë do të mbajë edhe 20% të kartonit të tij. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe i uron sa më shumë suksese me skuadrën e tij të re!”, njofton Vllaznia.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja