Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyn dhe Presidenti I Këshillit Evropian Charles Michel kanë shprehur shqetësimin e tyre për nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi.
Ata i thanë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan se, BE-ja shpreson në lidhje me të ngushta me Turqinë, po gjithçka sipas tyre nga varet nga angazhimi I vendit në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Von der Leyen bëri thirrje që Erdogan të rrezojë vendimin për t'u tërhequr nga Konventa e Stambollit për të drejtat e grave.
"Çështjet e të drejtave të njeriut janë të pak negociueshme. Ne ishim shumë të qartë. Ne e nxisim Turqinë të kthejë vendimin e saj sepse është instrumenti i parë ndërkombëtar detyrues për të luftuar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Ne kemi nevojë për aleatë në luftën globale kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve", tha Von der Leyen.
Muajin e kaluar Erdogan e largoi Turqinë si palë nënshkruese e Konventës së Stambollit pasi disa anëtarë të partisë së tij u shprehën se ajo inkurajon divorcin dhe dëmton familjen tradicionale.
Të shqetësuar edhe nga tensionet në Mesdheun Lindor që u ri ndezën gushtin e kaluar, Von der Leyen dhe Michel thanë se ia bënë të qartë Erdoganit se një "mjedis i qëndrueshëm dhe i sigurt" për anëtarët e BE-së, Qipron dhe Greqinë është një parakusht tjetër për lidhje më të ngushta.
Takimi mes presidentit turk dhe zyrtarëve të BE-së u mbajt pasi janë ulur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Të dyja vendet kanë vazhduar negociatat më 25 janar për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve në lidhje me kërkimet e gazit në Mesdhe.
Presidenti turk si rrallëherë nuk iu drejtua gazetarëve, por zyra e tij lëshoi një deklaratë duke rikonfirmuar pozicionin e Turqisë se dëshironte që BE "të ndërmarrë hapa konkretë për të mbështetur një agjendë pozitive” dhe duke theksuar edhe njëherë se objektivi i Turqisë është anëtarësimi i plotë në BE.
Një “gafë” në takimin e zhvilluar mes Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyn, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, po bën xhiron e rrjetit.
Në videon e cila tashmë po qarkullon kudo, pasi presidenti turk ka mirëpritur dy liderët evropian dhe pasi shkëmbyen disa fjalë, në momentin që secili prej tyre do të ulej në një ndër karriget të ndodhura aty, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyn, mbeti në këmbë, duke shkaktuar një moment tepër të sikletshëm.
Megjithatë, kryekomisionerja e gjeti menjëherë zgjidhjen, duke u ulur në një divan përballë Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
E gjithë kjo situatë e pakëndshme ka ndodhur për shkak të organizimit jo të mirëmenduar.