Zyrtarët e IMT-së nuk kryen kontrollet dhe lejuan ndërtim pa leje, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së në Dibër që ishte shpallur në kërkim

Zyrtarët e IMT-së nuk kryen kontrollet dhe lejuan ndërtim pa leje, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së në Dibër që ishte shpallur në kërkim

Foto ilustruese

Ishte shpallur në kërkim nga policia e Dibrës, arrestohet ish-kryeinspektorin e IMT-së Ermal Xhaka, 37-vjeç. 37-vjeçari është vënë në pranga pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim i detyrës".

Një ditë më parë, kryeinspektori i Dibrës së bashku me 3 vartësit e tij u arrestuan, pasi kishin shpërdoruar detyrën duke favorizuar ndërtimin e një objekti pa leje. Ato ishin ngarkuar për të kryer kontrolle në territor, por jo vetëm që nuk bënë këtë, por kanë përpiluar akte administrative fiktive dhe kanë favorizuar 2 persona, të identifikuar me inicialet Sh. B. dhe B. B.. për të ndërtuar pa leje në një hapësirë publike.

Për rrjedhojë, kanë përfunduar në pranga kryeinspektori i identifikuar si Fitim Raska, 33 vjeç dhe tre inspektorët Jetmir Osmani 32 vjeç, Shpëtim Iskurti 51 vjeç dhe Agush Cena.

Neglizhenca e këtyre inspektorëve është pasur edhe mos reagim nga ana e DPKZHT. Nisur nga kjo janë vënë në hetim dhe drejtori i DPKZHT Bedri Shehi, Edvin Shahu përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe Argen Cibaku përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Procedimi penal ndaj tyre ka nisur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lëshuar leje rikonstruksioni për Sh. B. dhe nuk kanë kryer procedurën përkatëse për ushtrimin e kontrollit në territor për zbatimin e lejes së lëshuar. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë