Zyrtarët evropianë: Rusia synon të arrijë fitoren ndaj Ukrainës deri më 9 maj

Zyrtarët evropianë: Rusia synon të arrijë fitoren ndaj Ukrainës deri më 9 maj

Rusët po ndjejnë "presion të vetë-imponuar" për të arritur një lloj fitoreje deri më 9 maj, sipas dy zyrtarëve evropianë, shkruan CNN.

 9 maji është dita kur Rusia feston Ditën e Fitores mbi Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore.

Tradicionalisht Rusia e shënon festën me një paradë fitoreje ushtarake nëpër Sheshin e Kuq dhe një fjalim nga presidenti Vladimir Putin. Me një muaj larg nga festa, zyrtarët thonë se Rusia po rigrupohet dhe po zhvendos forcat e saj në Ukrainën juglindore, një qëllim shumë më i kufizuar sesa kapja e zonave të mëdha të vendit, me synimin për të arritur një lloj fitoreje rajonale.

"Konsolidimi dhe përpjekja që të paktën të kenë diçka për të folur është qartësisht në interesin e tyre," tha një zyrtar.

Zyrtari vuri në dukje se presioni i kohës mund t'i shtyjë forcat ruse të bëjnë gabime, të shoqëruara nga çështjet logjistike dhe problemet morale me të cilat ata tashmë përballen. 

Zyrtari i dytë evropian tha se një afat politik për luftën mund të çojë në një "katastrofë ushtarake si pasojë", shkruan më tej CNN.

Por kjo gjithashtu mund të çojë forcat ruse të kryejnë më shumë mizori, tha zyrtari i parë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç