Zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzuan propozimin e presidentit Millosh Zeman për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Presidenti çek tha më 11 shtator në Beograd se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij.
Ai e shtroi këtë çështje në një takim të zyrtarëve më të lartë kushtetues në mesin e të cilëve janë presidenti, kryeministri, kryetare dhomave të parlamentit, ministri i jashtëm, ai i brendshëm dhe i mbrojtjes.
Ministri i Jashtëm çek, Tomáš Petříček, tha se në përfundim të takimit se, qëndrimi i Republikës Çeke kundrejt Kosovës, nuk ka ndryshuar.
Deklaratat e bëra në Beograd nga presidenti 74 vjeçar, që është i njohur për qëndrime kundërthënëse, kishin nxitur reagime në Çeki, ku idetë e tilla ishin cilësuar joreale.
Çekia e ka njohur Kosovën në maj të vitit 2008.
Pavarësia e Kosovës vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila është përfshirë në përpjekje për të nxitur vende të ndryshme, të tërheqin njohjen për Kosovën.
Aspiratat e të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë të kushtëzuara me një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh ndërmjet tyre dhe së fundmi administrata amerikane është angazhuar për ripërtëritjen e procesit te bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3671
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Serbi/ Aksidentohet autobusi i linjës Tiranë-Bruksel, përplaset me një mjet, humb jetën pasagjeri i makinës
13 Dhjetor, 09:13
-
Serbi/ Vuçiç në ditë të vështira, mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë në Beograd
13 Dhjetor, 08:19
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor, 11:40
-
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
4 Dhjetor, 16:16
-
Kryediplomatja e re e BE-së: Të ulen realisht tensionet ekzistuese Kosovë - Serbi
4 Dhjetor, 16:03
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur
2 Dhjetor, 21:24