TIRANE- Disa prej zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar i regjistrojnë bizneset e tyre, pra pasuritë, në Kosovë. Kjo ishte një nga problematikat që parashtruan dy kryetarët e ILDKPKI-së, ai shqiptare dhe homologu i tij kosovar. Në një takim të zhvilluar dje në Tiranë, kryetari i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shkëlqim Ganaj theksoi se një problemet e hasura në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit ishte fakti se disa zyrtarë të lartë e regjistrojnë pasurinë e tyre në Kosovë duke shmangur në këtë mënyrë deklarimin e pasurisë apo konfliktit të interesit.