Zyrtarët ukrainas: 13 mijë trupa ukrainas janë vrarë në luftë

Zyrtarët ukrainas: 13 mijë trupa ukrainas janë vrarë në luftë

1669908287_ruru.PNG

Një zyrtar i lartë i ushtrisë ukrainase bën me dije se të paktën 13 mijë ushtarë vendas kanë humbur jetën që nga nisja e ofensivës së Rusisë në muajin shkurt.

Gjatë një konferencë për mediat, këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, vlerësoi se afro 10 muaj luftë, rreth 10-13 mijë trupa janë vrarë në betejë.

Deri në këto momente që flasim, asnjë nga palët luftuese nuk ka dhënë një numër të saktë të fataliteteve në luftime, ndërkohë që në qershor, Podolyak shprehej se çdo ditë humbin jetën 100 deri 200 luftëtarë ukrainas. raportojnë mediat e huaja.

Muajin e kaluar, në një tjetër vlerësim për bilancet e luftës, gjenerali amerikan, Mark Milley u shpreh se 100 mijë trupa ruse dhe po aq ukrainas janë vrarë apo plagosur që prej fillimit të përballjes ushtarake.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE marrëveshje për çmimin tavan të naftës ruse: Jo më shumë se 60 dollarë! Kremlini: Gati të flasim edhe me SHBA-të


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës