Zyrtari grek për çështjen Beleri: Qeveria të zbatojë Kushtetutën, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të betohet dhe të marrë detyrën

 

Zëvendësministri i Jashtëm Grek, Giorgos Kotsiras nga Këlcyra ka folur për çështjen ‘Beleri’, për të cilën u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që zbatojnë Kushtetutën dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të marrë detyrën.

Mesazhi në fjalë është bërë gjatë festës kombëtare të Greqisë, në varrezat ku prehen ushtarët grekë në Këlcyrë. 

Përveç rëndësisë së zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë, Kotsiras shtoi se Beleri duhet të betohet dhe të marrë mandatin e tij sipas ligjit.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon lirimin për të kryer betimin.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Festa e ‘Jo’-së, në Këlcyrë dhe Bularat! Shkon dhe zv/ministri i jashtëm grek: Beleri ka të drejtë të betohet! Me konsullen lule dhe në varrin e Kacifas


M.T/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’