VIDEO/ Festa e ‘Jo’-së, në Këlcyrë dhe Bularat! Shkon dhe zv/ministri i jashtëm grek: Beleri ka të drejtë të betohet! Me konsullen lule dhe në varrin e Kacifas

Në zonat minoritare u kremtua sot (28 tetor) festa kombëtare e Greqisë, ku mori pjesë dhe zv/ministri i jashtëm grek, Jorgos Kotsiras. Ai kërkoi bashkëpunim nga qeveria shqiptare për çështjen Beleri, me qellim qe te mos ndikoje negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Beleri ka te drejte te betohet si kryetar i bashkisë Himarë”, theksoi Kotsiras.

Paraditen e sotme në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë u zhvillua ceremonia në nderim të JO-së së Greqisë kundër fazhizmit italian, që përkujton 28 tetorin e 1940-ës kur nisi lufta italo -greke. I pranishëm në ceremoni, zv/ministri i jashtëm grek përsëriti qëndrimin e Greqisë për çështjen Beleri.

"Ashtu siç është diskutuar marrëveshja dy palshe për eshtrat, të njëjtin bashkëpunim kërkojmë për çështjen Beleri, me qëllim që të mos vazhdojë të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve, siç është theksuar nga kryeministri Mitcotakis, Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës, e drejte që buron nga Kushtetuta  dhe është absolutisht korrekte me të drejtën evropiane. Greqi mbështet në mënyrë të palëkundur hyrjen e Shqipërisë në BE por kjo nënkupton respektimin e shtet ligjor", tha Jorgos Kotsiras.

Më tej diplomati grek Jorgos Kotsiras dhe konsullja e përgjithshme shkuan në Bularat ku vendosën lule ne varrin e Konstantinos Katsifas. Me dhjetera peligrinë u mblodhën sot në fshatin Bularat për të përkujtuar 5 vjetorin e vrasjes së ekstremistit Konstatinos Kacifas ndërsa në kishën e fshatit u mbajt një meshë për nder të tij.

Para varrit te birit te saj, e ëma e Katsifas nuk ka kursyer anatemimet ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Kostandini është një yll i Vorio Epirit edhe pse Rama nuk do të mundet të burgosë një komb. Heronjtë nuk burgosen. Kostandini na jep forcë nga qielli. Të gjithë deputetët janë të paaftë që harruan trimat që ranë për liri”.

Si u vra Kacifas

Ekstremisti  Kostandin Kacifas  vdiq më 28 tetor 2018. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa  ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta. Ekspertiza e mjekëve ligjorë e 2011 nxorri në konkluzionin se Kacifas ishte vetëvrarë dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore, asnjë armë e forcave RENEA nuk e kishte qëlluar

Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit ngritën një sërë pretendimesh për këtë çështje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Vangjel Dule: Vrasja e Kacifas në gjykatën e Strasburgut, ngjarja jo vetëm nuk është zbardhur por janë hedhur hapa prapa për ta turbulluar

 

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ishte në Këlcyrë për festën e ‘Jo-së’ dhe bërë homazhe në varrin e Kacifas.

Në një prononcim për median nga fshati Bularat, Dule tha se vrasja e Kacifas herët a vonë do të zbardhet.

“Vrasja jo vetëm nuk është zbardhur por janë hedhur hapa prapa për ta turbulluar edhe më tej. Veçse jam mëse i bindur se e vërteta vonon por nuk harron. Të presim përfundimin e procesit në Strasburg” deklaroi Dule.

Dule komentoi dhe ceremoninë e vendosjes së bustit të ‘Konstantinos Mitsotakis’ në Derviçan, babait të kryeministrit aktual grek i cili mungoi në këtë ceremoni.

“Mungesa ishte një mesazh domethënës. Kishte kundërshti të madhe në aktivitetin e djeshëm. Kishim bustin e një liberal demokrati, reflektimi i të cilit dhe kujtimi i të cilit kaluan kufijtë e Greqisë dhe ishin të përmasave europiane, nga ana tjetër kishim kryeministrin Rama që është ithtar, autokratoruc. Ishte një aktivitet ngritur mbi këtë kundërshti” tha Dule.

Ora 10:15
Zyrtari grek për çështjen Beleri: Qeveria të zbatojë Kushtetutën, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të betohet dhe të marrë detyrën

 

Zëvendësministri i Jashtëm Grek, Giorgos Kotsiras nga Këlcyra ka folur për çështjen ‘Beleri’, për të cilën u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që zbatojnë Kushtetutën dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të marrë detyrën.

Mesazhi në fjalë është bërë gjatë festës kombëtare të Greqisë, në varrezat ku prehen ushtarët grekë në Këlcyrë. 

Përveç rëndësisë së zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë, Kotsiras shtoi se Beleri duhet të betohet dhe të marrë mandatin e tij sipas ligjit.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon lirimin për të kryer betimin.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/10/2023 02:07

    Komentues te dashur, po pse e prishni gjakun ju?! Sipas fyellit ne kryeministri keto jane vetem keqkuptime qe kalohen! Edhe vrasja e Debil Kacifes ishte thjesht nje keqkuptim,se nuk paskeshim ditur qe ky maskara ishte nisur te merrte Vorio-Epirin e t'ja kthente Greqise! Sikur t'a dinim qellimin e tij,do t'a kishim pritur me lule,jo me plumba,do te kishim ftuar dhe Beler tradhetarin e Dule gomarin te ndanin me te triumviratin e budallenjve.Per fat te keq /e keqkuptuam/, e vrame dhe e cuam ne Ferr,pandyhem se ishte vetem psikopat si ai vrasesi ne Maine dje qe ngordhi!! Dulemishi,mos harro te dergosh ne Strasburg dhe videon e /trimit/ Kacifa, se si lufton mullinjte e eres me kallashnikov, se i shton me shume pike vetes,do thone gjykatesit :/vrane pa dashje nje debil qe kujtoi se ishte Don Kishoti!/

    Përgjigju
  • Une dhe ti: 28/10/2023 20:45

    Kjo njgjarje tregon qe shteti shqiptar perkundrejte Greqis nuk ruane reprocitet !!! Nuk ka te krasuar perkujtimi i shqiptarve qe ka humbur jeten ne greqi apo popullsia came te perkujtoj te vraret ne tokat e tyre thjeshte i pamundur edhe ne kufi nuk kaloj jo te manifestojne apo tubohen as familjaret jo ???? RAMA shfaqet komplet i nenshtruar ndaj tyre duke deliruar me batuta duke Qeshur pa poturre ngjeshur por komplet i zheveshur edhe pse thell i ngerdheshur ,duke folur greqisht e duke cuar lule ne buste e varre grekesh ne trojet shqiptare , PA flamurin shqiptar prezent edhe ZV.SHEFE SHTABIT TE PERGHITHSHEM TE SHQIPERIS ZNJ MANUSHAQE SHEUHU, CONE LULE NE VARRIN E USHTARVE GREK !!!!!! kur ligji luftes vazhdon aktiv me shqiperin TURP ESHTE PAKE historia perseritet politikanet tane shesin per pushtet kjo servilosje Rames eshte pazar i votes ne Be dhe pazar i Naftes ne jone

    Përgjigju
  • Tiki: 28/10/2023 19:01

    O njerez. Kuptoni se cfare niveli eshte shteti grek. Kuptoni se sa pa nivel dhe se cfare njerezit mbeshtet Kuptoni nga keto veprime cfare shteti pa nivel eshte Kuptoni se jane me ulet se ne dhe ne duhet qe vlerat qe kemi ti tregojme me dinjitet dhe kulture. Kuptoni qe duket sikur mbeshtesin minotitetin por jane driteshkurter dhe te ngelur pas me politikat qe bejne. Kuptoni qe jane shtet i ndertuar mbi mite dhe mashtrime...po po mashtrime dhe hileqare per te perfituar pa merituar. Injoroheni kete shtet dhe mos lini leket tuaj andej. Por ne vendin tuaj. Gjithcka eshte njesoj kudo. Vetem reklama eshte ndryshe. Ska si vendi yne. Pavarsisht se cdo permiresim do kohen e vet. Bojkotoni cdo gje greke. Derisa ta kuptojne se fqinjesia do reciprocitet

    Përgjigju
  • Ceni: 28/10/2023 15:11

    Keta shume shpejt dhe sheshit Skenderbej do ja nderrojne emrin ne “kaqifje”!!

    Përgjigju
  • Blenard: 28/10/2023 15:07

    Opo cbehet kshu njeher me keta ore jemi shtet i pavarur be? Apo diktohemi nga greku?

    Përgjigju
  • Kot: 28/10/2023 15:06

    Shtet kot pa' dinjitet. Nuk Ka fuqi te riaj as dinjitetin e tij.

    Përgjigju
  • Pjeter: 28/10/2023 14:53

    Po si nuk kane turp keto more!! A ka ministri te jashteme???!!! Ai eshte vrare per akte terrorriste keta i cojne lule??!! Thirreni mor ambasadorin e Greqires se shume po na cajne derrasat keta! Boll i late te shijne poshte e perpjete neper Shqiperi! Ju peruroni edhe buste ketyre haleve e kete si pergjigje? Te cojne lule te varri i terrprristit Kacifas!!

    Përgjigju
  • Epirioti: 28/10/2023 14:27

    AI SESHT HERO. AI ISHTE TERORIST.... KUSH KA VAJT TE VARI TIJE DUHET TE SHPALLET NON GRATA.. SE LU AS TOPI QE AI ESHTE TERORIST.... NGA EPIROTI.

    Përgjigju
  • Gjergj: 28/10/2023 14:24

    Nèse shteti nuk èshtè nè gjèndje tè ruajè dinjitetin e qytetarève tè tij, atèherè ai ka falimentuar dhe pushuar sè egzistuari. Jo jo, asnjè dyshim, kètu gjindet shesh, pèr tè bèrè pèrshesh, kètu tek ne, dikush ka frikè edhe nga hija e vet ose nga ajo çorba qè ka gèlltitur dikur dhe qè e detyron tè vjellè nè formè heshtjeje sot. Merrini kèto talibanè grekè dhe me QETÈSI DHE DASHURI, u tregoni rrugèn nga kanè ardhur. Kaq e thjeshtè èshtè. Nuk ma ka fajin greku o jo. Ma ka ky i shituri im kètu. Ky, nuk sheh mè asgjè, "as kur tè tijèt vjedhin e as kur zèvèndèsi i arratiset", e lère pastaj tè shohè se i kanè hyrè minjtè e arave nè shtèpi.

    Përgjigju
  • Patriot: 28/10/2023 14:04

    Skandal i rende ndershteteror. Qeveria shqiptare duhet te therrase ambasadoren greke dhe ti kerkoje llogari.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 28/10/2023 14:02

    Si mund Shteti Shqiptar të lejojë një gja të tillë, a ka Shtet a ka zot aj ven. Kur i zoti shpis i lejon bustet shovinisteve greke ata nuk ndalen.

    Përgjigju
  • tornitori: 28/10/2023 13:54

    keta nderojne terroristet ndersa piktori ju ben buste lart e poshte ......

    Përgjigju
  • Turp: 28/10/2023 13:41

    Eshte e papranueshme qe perfaqesues te qeverise greke hyjne ne territorin e Shqiperise per te perkujtuar nje terrorist qe ka tentuar te vrase police shqiptare dhe ka propaganduar copetimin e Shqiperise. Si mund te ndertohen marredhenie normale me nje vend te tille? Qeveria shqiptare duhet t’i dergoje note proteste Athines dhe ta ngreje zerin ne Bruksel, ne Nato dhe ne OKB. Konsullit i duhet treguar dera.

    Përgjigju
  • asolingo: 28/10/2023 13:37

    Kur nje person i armatosur qellon me arme kunder shtetit(grupit RENEA) atehehere ai quhet terrorist.Si ka mundesi ose si e lejon shteti jon qe zv.ministri grek dhe konsulli grek ne Gjirokaster nderojne kete terrorist.Menjehere duhet nje note protesten ndaj fqinjeve tane.

    Përgjigju
  • Hahahaha: 28/10/2023 13:32

    Edhe vorio maqedonsit grek jan?

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 28/10/2023 13:23

    Kryeministri edvin duhet te ishte edhe sot ne kete perkujtimore....apo ka deleguar protokollin??? Pëëëf

    Përgjigju
  • Vlora: 28/10/2023 13:16

    Keta Jan greket. Shovinista. Ku eshte shteti shqiptar. Pse nuk protestojn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument