Zyrtari i Berlinit: Gjermania krah
Ballkanit, por ndryshimin bëjeni ju!
Drejtori për Europën Jug-Lindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, i tha “Deutsche Welle”-s se qytetarët e vendeve të Balkanit Perëndimor presin me të drejtë një përmirësim konkret të kushteve të tyre të jetesës përmes procesit të përafrimit me Bashkimin Europian.
Drejtori për Europën Jug-Lindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, i tha “Deutsche Welle”-s se qytetarët e vendeve të Balkanit Perëndimor presin me të drejtë një përmirësim konkret të kushteve të tyre të jetesës përmes procesit të përafrimit me Bashkimin Europian.
Një ndër çështjet thelbësore të Procesit të Berlinit, sipas tij, është të ofrojë mbështetje në këtë kontekst. Intensifikimi i bashkëpunimit politik dhe atij ekonomik në rajon i ka dhënë një dinamikë të re përafrimit me bllokun dhe do të sjellë rritje të mirëqenies për popullsinë. Zyrtari i lartë gjerman vëren se në sektorët e zhvillimit të infrastrukturës, tregtisë, shkëmbimeve rinore dhe bashkëpunimit shkencor është arritur progres i rëndësishëm.
Ne jemi të gatshëm të japim më shumë mbështetje, thotë ai. Ministri i Jashtëm Federal, Sigmar Gabriel, bëri të ditur në maj intensifikimin e angazhimit gjerman. Por, ne mund vetëm të mbështesim, shton Hellbach. Transformimi i shtetit, shoqërisë dhe ekonomisë, që është parakusht për përafrimin me BE-në dhe njëkohësisht edhe për më shumë mirëqenie, duhet të realizohet nga politika shqiptare.
Për këtë qëllim, nevojiten reforma të qëndrueshme, të realizuara me seriozitet, ku një vlerë veçanërisht të konsiderueshme kanë konsolidimi i shtetit ligjor, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit. Shpresat në Berlin, nga sa shpjegon Hellbach, janë që qytetarët të ndjejnë një progres konkret edhe në këto aspekte. Kriteret për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit janë të njohura, sqaron ai. Tani është në dorën e Shqipërisë që të arrijë progresin e kërkuar në 5 prioritetet kyçe.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
47%
-
Jo
21.5%
-
Nuk e di
31.5%
Vota total: 5983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liga e Kombeve/ Kosova rikthehet tek fitorja, dardanët mposhtin Qipron 0-4 në transfertë
9 Shtator, 20:40
-
Debati Harris-Trump në një fazë shumë të rëndësishme të fushatës presidenciale
9 Shtator, 20:29
-
Rënia e euros godet buxhetin, 112 mln euro dëmi në 7 muaj, por ka tkurrur edhe borxhin me 5.4% në 3 vite
9 Shtator, 20:27
-
Veliaj: Nga shtatori i vitit që vjen, ushqim falas për nxënësit në 100% të shkollave të kryeqytetit
9 Shtator, 20:11
-
Prag ndeshja me Gjeorgjinë/ Sylvinho: I kemi studiuar! Ende nuk e kam vendosur formacionin, me Bajramin në fushë mund të aplikojmë 2 skema
9 Shtator, 19:49
-
Viti i ri shkollor, Gonxhja në shkollën 'Gjergj Canco': Kërkesa të larta për të gjitha drejtimet profesionale
9 Shtator, 19:48
-
Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë
9 Shtator, 19:37
-
Berisha në SPAK për akuzën/ Bislim Ahmetaj: Protesta nuk do jetë masive, por dinjitoze! Arben Meçe: PD nuk prodhon dot aksion, 12 vite me të njëjtët njerëz
9 Shtator, 19:19
-
Kërkesat për sete kirurgjikale, Albana Fico te ‘Shëndetësia’: S’ka qenë një deficit i setit, por nevoja të kohës së adresuar
9 Shtator, 19:17
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Inxhinieri i Gazit: Si Berisha donte t’ia jepte Greqisë shërbimet për TAP-in
9 Shtator, 18:58
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi dhe zv.kryetarin! SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve, 277 mln lekë dëm buxhetit
9 Shtator, 18:50