Zyrtari i DASH kundër korrupsionit në Tiranë takon Dumanin e prokurorët e SPAK, sheh malin me dosje! Nephew: Fund pandëshkueshmërisë

TIRANË- Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew erdhi sot në Tiranë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë.

Pasditen e sotme i dërguari i sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken vizitoi edhe godinën e SPAK dhe pa nga afër zyrat e prokurorëve brenda të cilëve dosjet e hetimeve janë kapicë. Nga fotot e postuara në facebook e ambasadës amerikane, Nephew duket që nuk ka mundur të fshehë habinë për malin me dosje, ndërsa është takuar me kreun e SPAK Altin Dumani dhe prokurorin Arben Kraja i cili ka në dorë dosjen për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, për të cilën po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.  

Takim pati dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera të drejtësisë ku u theksua përpjekja për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit.

"Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nepheë dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së" shkruan në postim ambasada amerikane.

Fund pandëshkueshmërisë
Më parë pati një takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias shqiptare për të dëgjuar mbi pikëpamjet e tyre për luftën kundër korrupsionit dhe çuarjen përpara të transparencës në qeverisje.

"Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë në shkallë globale, përfshirë duke mbështetur organizatat që luajnë një rol të rëndësishëm mbikëqyrës" ka thënë  Nephew në takim, informon ambasada amerikane.

I derguari i Blinken zbret në Tiranë

Nephew është pritur sot në mesditë nga i dërguari i SHBA në vendin tonë, David Wisner.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ambasada shkruan se vizita e të dërguarit të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken riafirmon mbështetjen SHBA në luftën kundër korrupsionit dhe reformat në drejtësi.

“Sot ne mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Kundër Korrupsionit Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, shkruan ambasada e SHBA.

Biden zgjati urdhrin për gjëndjen e jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor

Vizita vjen 5 ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zgjati edhe një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjet të jashtëzakonshme në Ballkan, duke vlerësuar se situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së. Për këtë arsye, sipas njoftimit, gjendja e jashtëzakonshme për Ballkanin duhet të mbetet në fuqi edhe pas datës 26 qershor 2024. Më 8 qershor 2021, u miratua "Urdhri Ekzekutiv 14033", i cili zgjeroi shtrirjen e gjendjes së jashtëzakonshme në nivel kombëtar.

Në këtë urdhër thuhet se situata në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit - duke përfshirë cenimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas rënies së Jugosllavisë, si dhe korrupsionin e përhapur në qeveri dhe institucione të ndryshme në Ballkani - pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike.

Takimi me përfaqësues të drejtësisë e sulmi i Berishës e Metës

Kjo vizitë vjen në një kohë kur SPAK po sulmohet nga  ish kryeministri Sali Berisha në hetim për korrupsion dhe i shpallur non grata nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar por dhe nga aleati i tij Ilir Meta, ish president i Shqipërisë.

Edhe sot në tryezën e rrumbullakët me donatorë organizuar nga ministria e Brendshme, zëvendës shefja e Misionit në detyrë e Ambasadës së SHBA-ve, Kathryn Hammand tha se SHBA po investojnë në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, por shtoi se kjo është një detyrë që nuk mund të bëhet vetëm dhe kërkon veprime dhe përpjekje nga të gjithë institucionet dhe aktorët.

“Zyrtarë të korruptuar janë duke dhënë llogari para drejtësisë, anëtarë të krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbin pasuritë. Ky është një proces shumë i fuqishëm, që po ecën përpara, - tha zonja Hammand. - SHBA-të, - shtoi ajo, - do të vazhdojnë ta mbështesin fort Shqipërinë dhe përpjekjet e saj, të cilat janë thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Europian, çka populli shqiptar dëshiron”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Dumani e Kraja hetojnë Metën dhe Berishën/ I dërguari i Blinken shkon në SPAK, sheh malin e dosjeve dhe garanton: SHBA-të do të vazhdojnë t'ju mbështesin

1718901509_arbenkraja.jpg

Foto: Richard Nephew, takon Arben Krajen

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew ishte sot në godinën e SPAK për të parë nga afër në veprim institucionet gjyqësore shqiptare, mes tyre dhe atë të Prokurorisë së Posaçme. 

Nga fotot e publikuara në faqen e facebook të ambasadës amerikane kreu i SPAK i ka treguar malin e dosjeve nëprë zyrat e SPAK dhe ai nuk e ka fshehur habinë.

Gjithashtu Nepheë është takuar dhe me Arben Krajën, ish kreun e SPAK i cili ka në dorë dhe dosjen për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, për të cilën ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi po hetohen për akuzën e korrupsionit. Ndërkohë Altin Dumani ka në dorë dosjen ndaj Ilir Metës lidhur me aferën Ces Dia.

Fotot u shoqëruan dhe me një përshkrim nga ku u mësua se mes tyre janë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Vetë nga ana e tij Nepheë përsëriti mbështetjen që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të japin në institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së.

"Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nepheë dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së" shkruhet ne postimin e ambasades amerikane.

Foto: Richard Nephew në SPAK, 20 qershor 2024 
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb