Zyrtari i KE, Bildt: Shqipëria në
prag kolapsi, Maqedonia më keq

Carl Bildt deklaron se Shqipëria është në prag të një kolapsi politik.
 
Bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë e ka bërë reagimin e tij në Twitter pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës politike dhe paralajmërimit të Bashës për përshkallëzim të protestave dhe mosbindje civile.
 
Por, Bildt ka komentuar edhe krizën në Maqedoni, ku shprehet se në Shkup situata është akoma më e keqe.
 
Situata në Maqedoni është e keqe, ndërsa edhe në Shqipëri është në prag të një kolapsi politik” shkruan ish-ministri i Jashtëm suedez.
 
Basha pas dështimit të negociatave tha se do të nisin protestat në të gjithë vendin, ndërsa fushë beteja e parë do të jetë Kavaja, duke shqetësuar ndërkombëtarët për trazirat. 

Carl Bildt

Statusi i Carl Bildt

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion